Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të rrallë dhe historik të Tokës, të kapur nga ana më e largët e Hënës
Fotografia është realizuar më 6 prill 2026 nga mjeti hapësinor Orion, në momentin kur Toka shfaqet duke u zhytur përtej horizontit hënor, një perspektivë e pazakontë kjo që e paraqet planetin tonë “nga ana tjetër”.
“Njerëzimi, nga ana tjetër. Fotografia e parë nga ana e largët e Hënës”, thuhet në postimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, që shoqëron imazhin.
Publikimi i fotos vjen teksa misioni Artemis II përfundoi një fluturim historik shtatëorësh pranë Hënës, duke thyer rekordin e mëparshëm të Apollo 13 në vitin 1970 dhe duke kapur imazhe të anës së largët të hënës

Lajmi kryesor:
‘Pamje që s’i ka parë syri i njeriut’, Artemis II përfundon fluturimin pranë Hënës në largësi rekord nga Toka! Nis rrugëtimi i kthimit për 4 astronautët (VIDEO)










