Shtëpia e Bardhë: Të tria vaksinat e miratuara, të efektshme, të padëmshme

Shtëpia e Bardhë: Të tria vaksinat e miratuara, të efektshme, të padëmshme

Foto ilustruese

Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj COVID-it tha të premten se të gjitha vaksinat e miratuara kundër koronavirusit janë të efektshme dhe të parrezikshme dhe u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë cilëndo vaksinë që u ofrohet në klinikën e tyre. Reagimi pason komentin e kryebashkiakut të Detroitit i cili u shpreh se nuk do vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson dhe e kishte mohuar ofertën për një sasi të kësaj vaksine për përdorim në qytetin e tij.

Të enjten në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku Mike Duggan tha se nuk e kishte pranuar kontigjentin e vaksinave Johnson & Johnson, duke shtuar se megjithëse është vaksinë e mirë, ai besonte se vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Modernas janë më të mira dhe ai donte “më të mirën” për banorët e Detroitit.

Në konferencën për shtyp të premten, këshilltari për koronavirusin Andy Slavitt tha se Shtëpia e Bardhë kishte kontaktuar kryebashkiakun dhe se kishte pasur një keqkuptim dhe zoti Duggan nuk kishte synuar të refuzonte vaksinat. “Në fakt, ai i pret vaksinat e Johnson & Johnson me entuziazëm”.

Dr. Anthony Fauci përsëriti se të tria vaksinat janë “jashtëzakonisht” efektive për parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes si dhe vdekjet. Ai këshilloi amerikanët të bëjnë cilëndo vaksinë u ofrohet, sepse është me rëndësi që të vaksinohen.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky tha se shpreson se agjencia do të nxjerrë udhëzimet zyrtare për ata që janë vaksinuar. Ajo tha se e kupton që njerëzit mezi presin të dinë se çfarë u lejohet të bëjnë, por qendra do të sigurohet se po jep këshillat e duhura.

Udhëzimet e qendrës do t’u përgjigjen një numër pyetjesh lidhur me aktivitetet që mund të bëjnë të vaksinuarit, si vënia apo jo e maskës, lëvizja me avion ose frekuentimi i restoranteve.

Më shumë se 54 milionë njerëz në SHBA kanë bërë deri tani 1 dozë vaksine, ndërsa më shumë se 27 milionë vetë janë të vaksinuar plotësisht.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/03/2021 08:52

    Hahahah kur i prodhojne Amerikanet jane te pademshme kurse ato qe prodhon Rusia me Kinen nuk bejne , propagande e paster e perendimoreve te shesin prodhinet e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?