Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke folur me gazetarët shpjegoi kuptimin e postimeve të Presidentit Donald Trump, në të cilat ai deklaroi se nuk do të kishte "asnjë marrëveshje, vetëm dorëzim pa kushte" për Iranin.

"Ajo që Presidenti nënkupton është se kur ai, si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane, përcakton se Irani nuk përbën më kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe objektivat e Operacionit ‘Epic Fury’ janë arritur, atëherë Irani do të jetë në një situatë dorëzimi pa kushte, pavarësisht nëse e thonë apo jo", shpjegoi Leavitt.

"Sinqerisht, ata nuk kanë shumë njerëz që mund të flasin në emër të tyre", shtoi ajo, duke iu referuar iranianëve.

Kjo sipas saj "sepse Shtetet e Bashkuara dhe Shteti i Izraelit kanë zhdukur plotësisht gati pesëdhjetë udhëheqës të tjerë të ish-regjimit terrorist, përfshirë Udhëheqësin Suprem".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Irani të dorëzohet! Media: Rusia, informacione Inteligjence Teheranit për të sulmuar forcat amerikane në Lindjen e Mesme! Meloni telefonatë me Macron, Starmer dhe Merz