Shtëpia e Bardhë: Uashingtoni kërkon çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut
Shtëpia e Bardhë deklaroi të hënën se qëllimi përfundimtar i çdo negociate që Presidenti Trump do të zhvillojë me Korenë e Veriut do të jetë çarmatosja bërthamore.
Shtëpia e Bardhë deklaroi të hënën se qëllimi përfundimtar i çdo negociate që Presidenti Trump do të zhvillojë me Korenë e Veriut do të jetë çarmatosja bërthamore.
“Ata kanë filluar tashmë të bëjnë disa hapa që ne mendojmë se përbëjnë përparim”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders. “Por ne sigurisht që e dimë se kemi një rrugë të gjatë përpara”.
Huckabee Sanders u tha gazetarëve se “Uashingtoni do të vazhdojë fushatën e presionit maksimal. Ne duam të shohim të ndërrmerren hapa të vërtetë e konkretë në drejtim të çarmatimit bërthamor”, tha ajo.
Njoftimi i fundit i udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, për pezullimin e provave me armë bërthamore dhe të lëshimit të raketave balistike ndër-kontinentale është “sigurisht një hap në drejtimin e duhur”, tha Sanders, “por do të kemi nevojë për diçka pak më shumë se kaq, në mënyrë që të nisim lehtësimin e sanksioneve”.
E pyetur se si e përkufizon presidenti Trump çarmatosjen bërthamore, Huckabee Sanders u përgjigj se “kjo do të thotë se Koreja e Veriut nuk ka ose nuk bën prova me raketa bërthamore”.
Të dielën Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë hequr dorë nga asgjë përpara takimit të tij të planifikuar me udhëheqësin e Phenianit, ndërsa Koreja e Veriut ka kufizuar tashmë prodhimin e armëve bërthamore.
Përpara takimit të planifikuar me Trump, për të cilin nuk është përcaktuar ndonjë vend apo datë, Kim Jong Un-i do të takohet të premten me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in, në një fshat në kufi.
Sondazhi i ditës:
14 Dhjetor, 13:13
Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?
-
Akt kriminal
84.7%
-
Normale
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi! I 'mbijeton' shkarkimit nga Parlamenti
7 Dhjetor, 10:09
-
Korea e Jugut/ Urdhëroi arrestimin e disa politikanëve, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit
6 Dhjetor, 08:51
-
Korea e Jugut/ Shpalli ligjin ushtarak pa argumentuar vendimin, presidenti drejt shkarkimit pas kaosit politik
4 Dhjetor, 12:03
-
Kore e Jugut/ Presidenti shpalli shtetrrethimin, parlamenti e rrëzon! Ushtria e policia përleshen me demostruesit, më pas tërhiqen
3 Dhjetor, 15:42
-
SHBA/ Zonja e parë prezanton dekorin e Shtëpisë së Bardhë (VIDEO)
3 Dhjetor, 14:31
-
Libani: Lideri i Hayat Tahrir al-Sham u vra nga një sulm ajror rus! Assad premton përdorimin e forcës “për të çrrënjosur terrorizmin”
1 Dhjetor, 08:27
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut
18 Nëntor, 08:30
-
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit
16 Nëntor, 19:10
-
SHBA përgatit transferimin e pushtetit, mekanizmi i ka fillesat në vitin 1797
16 Nëntor, 16:20
-
Më e reja në Shtëpinë e Bardhë! Trump zgjedh ndihmësen e fushatës Karoline Leavitt, për sekretare të shtypit
16 Nëntor, 08:35