Shtëpia e Bardhë: Videot ku Biden shfaqet i përhumbur janë falsifikime

Shtëpia e Bardhë: Videot ku Biden shfaqet i përhumbur janë falsifikime

Joe Biden

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre ka pohuar se videot e fundit që tregojnë presidentin amerikan Joe Biden  të ‘ngrirë’ në ngjarjet publike janë manipuluar, ndaj dhe i përshkroi ato si "falsifikime".

Reagimi i Jean-Pierre vjen pas disa videosh virale të Biden-it në mediat sociale javët e fundit. Në njërën prej tyre, presidenti u pa të kishte vështirësi të ulet gjatë një ngjarjeje përkujtimore të Ditës D në Francë. Ndërkohë shumë komentues thanë se lideri amerikan ishte “plotësisht i përhumbur”.

Një video tjetër shfaqi Biden-in duke qëndruar së bashku me krerët e G7 në Itali duke parë një demonstrim me parashutë. Në një çast, presidenti i SHBA-së u largua nga grupi, përpara se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ta ndihmonte për ta drejtuar përsëri te anëtarët e tjerë.

Ndërsa në videon fundit teksa ishte në një mbledhje fondesh në Los Angeles me ish-presidentin Barack Obama, Biden u duk i ngrirë teksa po përshëndeste turmën. Më pas, ka qenë Obama ai që e ka ndihmuar të dalë jashtë skenës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdari: 19/06/2024 13:18

    Hahahah normale qe do justifikohen me keto mashtrime por ato jane filmuar nga mijera rrjete televizive perendimore dhe keta i kane publikuar vete , pastaj ky gjyshi nuk e ka per here te pare qe iken per lesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Sllovenia e pafat, Serbia e barazon 1-1 në aksionin e fundit

Euro 2024/ Sllovenia e pafat, Serbia e barazon 1-1 në aksionin e fundit