Shtëpia e bardhebluve shumë shpejt gati me 9 600 vënde

Ka nisur të marrë formë stadiumi "Selman Stermasi", i cili pritet të ketë tashmë 9 600 vënde.
Burime pranë skuadrës së Tiranës, që ka dhe në pronës stadiumin, bëjne me dije se Impianti në qendër të kryeqytetit është kthyer në një kantier ndërtimi dhe shumë shpejt pritet që rrënojës së vjetër, ti zërë vendin një stadium i ri modern dhe brenda të gjitha standartave të UEFA-s.
Betonimi i tribunave po përfundon dhe brenda pak ditësh gjithçka do të jetë gati për të instaluar 9 600 stolat e porositur. Kapaciteti i tribunave është shtuar. Terreni që do të mirëpresë tapetin e gjelbër që është porositur së fundmi në Itali dhe shumë shpejt do të nisë shtrimi i tij. Po punohet për vendin ku do të vendosen dy pankinat e reja qe do të vendosen nën nivelin e fushës, për përmirësimin e kushteve në ambientet e brendshme si dhe rrethimin e brendshëm.
Tribuna kryesore ka marrë një tjetër pamje ndërkohë që ajo përkarshi ka nisur të ndajë sektorët. Rikonstruksioni ka një vlerë mjaft të madhe dhe puna që po bëhet është voluminoze e për pasojë nevojitet dhe koha e duhur që ky impiant i ri të perfundoj e të hapë dyert për të pritur skuadrën dhe tifozerinë bardheblu.
Ky rikonstruksion që është përballuar dhe garantuar tërësisht nga presidenti Refik Halili, i cili përveç skuadrës është duke mbyllur edhe stadiumin me një kosto jo të vogël, por të detyrueshme për të ndërhyrë dhe që Tirana të mos degdisej më lart e poshtë për ndeshjet e saj.
/atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin