Shtëpia e Ferrarit mes polemikave, i ati i Sainz: Djalin tim e trajtojnë ndryshe nga Leclerc
Leclerc dhe Sainz, dy pilotët e Ferrarit
Formula 1 zhvilloi fundjavën që lamë pas Çmimin e Madh të Italisë. Në pistën e Monzas fitoi piloti i Red Bull Max Verstappen, duke lënë pas shokun e skuadrës Sergio Perez dhe më pas pilotin e Ferrarit, Carlos Sainz. Spanjolli i italianëve rikthen në podium pas disa kohësh "Kokëkuqen", teksa pas garës ka pasur polemika në bokset e Ferrarit.
Sainz u nis nga pozita e parë, duke mos i bërë ballë Verstappen, ndërsa në fund doli vetëm i treti, duke mos lëshuar "pe" ndaj shokut të skuadrës, Charles Leclerc. Fundi i garës ishte i ashpër për dy pilotët e Ferrarit, me Sainz që nuk i hapi rrugë Leclerc (vendi 4).
Në skuderinë e kuqe nuk e donin një duel të tillë, që mund të sillte edhe ndonjë përplasje mes tyre. Për këtë ka menduar edhe i ati i Carlos Sainz, që flet për trajtim jo të barabartë mes pilotëve nga drejtuesit e Ferrarit.
"Është një situatë shumë “interesante” te Ferrari. Ndryshojnë sjellje për punë sekondash dhe si përfundim është gjithnjë djali im ai i cili duhet të marrë leje për të sulmuar. Është gjithnjë Carlos ai i cili nuk e kupton kurrë pse kur është pas Leclerc nuk mund të parakalojë. Ndryshe ndodh për Leclerc, kur ai është pas nuk e detyron askush të qëndrojë aty dhe i lejohet rrugë e lirë. Megjithatë, nuk ka problem, unë i gëzohem vendit të tretë në Itali. Djali im e mbylli në podium dhe e meritoi plotësisht", tha babai i spanjollit.
Kujtojmë se Max Verstappen është rrugës për titullin e tretë kampion bote, duke lënë pas me shumë pikë kundërshtarët (145 pikë para Perez). Me rekordin e dhjetë fitoreve radhazi, Verstappen duket me një dorë te titulli kampion.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamilton entuziast: Ferrari, le ta bëjmë 2025 një vit për t'u mbajtur mend
3 Janar, 15:22
-
Formula 1/ Rekordet dhe shifrat e pabesueshme në sezonin 2024
3 Janar, 14:07
-
Lewis Hamilton s'e ka të lehtë, 32 komandat e timonit të Ferrarit që duhen mësuar përmendësh
29 Dhjetor 2024, 19:25
-
Schumacher, 11 vite jetë 'të pezulluar'
29 Dhjetor 2024, 18:52
-
Formula 1 mbyll sezonin 2024, McLaren fiton titullin për konstruktorë! Leclerc garë monumentale, Hamilton largohet nga Mercedes
8 Dhjetor 2024, 16:23
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor 2024, 16:51
-
Formula 1/ Do e ketë garën e fundit me Mercedes, Hamilton: E mbyll me nder, më pas mendja te Ferrari
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim
3 Dhjetor 2024, 15:07
-
Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren
1 Dhjetor 2024, 22:55
-
Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:22
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor 2024, 15:03
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor 2024, 09:10