Shtëpia e Fishtës, historianët: E
pafalshme neglizhenca e ministrisë

Shtëpia e Fishtës, historianët: E<br />pafalshme neglizhenca e ministrisë
Projekti i restaurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës, në fshatin me të njëjtin emër në Lezhë, qëndron prej një viti para kësaj ndërtese në pritje të Ministrisë së Kulturës për t’i hapur rrugë zbatimit të tij.

Kur na ndajnë vetëm tre ditë nga 144-vjetori i lindjes të shkrimtarit, poetit dhe filozofit shqiptar shtëpia e tij dy katëshe vijon të degradojë, ku së fundmi është kthyer edhe në magazine.

shtepia e fishtes

shtepia e fishtes
 
Ndonëse indvidë të ndryshëm janë vetëofruar për restaurimin e kësaj godinë, kjo nuk ka marrë vëmendjen e ministrisë së linjes, e cila vijon të heshtë.

Historiani dhe studiuesi Paulin Zefi i cili deri pak ditë më parë ka mbajtur edhe postin e Përgjegjësit të Kulturës Kombëtare për Lezhën e ka konsideruar të pafalshme neglizhencen e Ministrisë së Kulturës për këtë çështje, duke deklaruar se ai ka bërë me dhjetra shkresa për rastin në fjalë dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Ka 13 muaj që miku im shqiptari nga Kosova, donatori i vetofruari zoti Sabri Magjuli Novosela, i cili është treguar i gatshëm dhe po qëndron në pritje prej 13 muajsh pra që nga Shtatori 2014 për të marrë miratimin që të nisë sa më shpejtë restaurimi dhe konsulidimi i kësaj banese plus me zonën e saj muzeale për rreth kësaj shtëpie. Sipërfaqja e shtëpisë është 68 metër katror kati i parë dhe kati i dytë ndërsa kemi pjesën e oborrit dhe pjesën muzeale të saj që arrin deri në 550 metër katror,” thotë historiani  Zef Pali.

Të ashpër në qëndrimin e tyre kanë qenë edhe të afërm të Fishtës si dhe studiues të zonës, të cilët e konsiderojnë një absurditet harresën që i është bërë kësaj figure prej 25-vitesh demokraci.

“Këtu jo tani por kanë ardhur me vite dhe pushtetarë por nuk është bërë gjë dhe ministria nuk ka bërë absolutisht asgjë për të”, shprehet Gac Ndoka i afërm i Gjergj Fishtës.

Ndërsa studiuesi Lin Shtjefni thotë: “Kush nuk ka ardhur që ta shofi që nga vizitorët e thjeshtë, turistë shkollash e turistë të ndryshëm deri te personalitetet e larta por çdo gjë ka ngelur në kuadrin e fjalëve”.
 
Apeli për restaurimin e shtëpisë e cila po shembet totalisht, vjen sërish vetëm tre ditë para përvjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës.

shtepia e fishtes

shtepia e fishtes

 Foto të tjera


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se miratimi i rezolutës e bën më efikase luftën ndaj korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Vjedhja me mikrokreditë, Kikia: Skemë kriminale! Një qytetari i kishin bllokuar 24 ha tokë për 12 mln lekë të vjetra

Vjedhja me mikrokreditë, Kikia: Skemë kriminale! Një qytetari i kishin bllokuar 24 ha tokë për 12 mln lekë të vjetra