Shtëpia e re e 14 muxhahedinëve
të parë iranianë në Tiranë
Erdhën dje, azil në Shqipëri

TIRANE - Nga kampi Ashraf i Irakut, 14 muxhahedinët e parë mëngjesin e sotëm janë zgjuar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Ata janë 10 meshkuj dhe dy femra, të cilët nga qeveria shqiptare do të trajtohen si azikërkërkues, dhe një përfaqësues i organizatës së Kombeve të Bashkuara do të përfundojnë procedurat ligjore.

Lajmi për mbërritjen e 14 muxhahedinëve në Shqipëri fillimisht u bë publik në faqen zyrtare të OKB-së dhe vetëm mbrëmë vonë, rreth orës 23:00 (të 16 majit) Ministria e Brendshme konfirmoi mbërritjen e tyre në Shqipëri. “Me datë 16 Maj 2013, në ora 02.00, mbërritën në aeroportin e Rinasit grupi i parë prej 14 personash nga ky kamp".

Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në një nga Qendrat e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Ardhja e këtij grupi shënon edhe fillimin e zbatimit të programit për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit.”- thuhej në njoftimin për shtyp të ministrisë së Brendshme.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. ”Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standarteve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë", - mbyllej njoftimi i djeshëm i ministrisë së Bredshme.

Vendimi i qeverisë shqiptare për pranimin e muxhahedinve shqiptarë është përshëndetur dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. "A1 Report” ka fiksuar disa prej anëtarëve të këtij grupi, ndërkaq intervistimi apo komunikimi direkt me tanë këtë moment është i ndaluar, pasi ende nuk kanë mbaruar procedurat ligjore, që këta shtetas kanë për të bërë në Shqipëri.

Në qendër, këtyre shtetasve ju mundësohen kushtet e një jetesë normale, ku pritet që pas mbërritjes së 14 muxhahedinëve të parë të vijë edhe pjesa tjetër prej 210 vetësh, që do të vijnë në Shqipëri pas Ok-it të dhënë nga Këshilli i Ministrave.

Qendra e Pritjes së Azilkërkuesve

(Foto: Qendra e Pritjes së Azilkërkuesve)



(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë