Shtëpia ku jetoi poeti Gjergj Fishta, nis restaurimi i saj (FOTO)

Shtëpia ku jetoi poeti Gjergj Fishta, nis restaurimi i saj  (FOTO)

Ne foto poeti Gjergj Fishta dhe banesa e parestauruar

Ka nisur restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës, në të cilën poeti ka jetuar në periudhën e hershme të jetës së tij.

Banesa e At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës mban statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë  së “II”-të. Punimet e parashikuara në projektin e restaurimin me një fond prej 5,935,887 lekë, sipas Ministrisë së Kulturës, do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati.

Për ministren e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka inspektuar punimet, pavarësisht problematikave që ka kaluar vendi ynë, që nga tërmeti i 2019-s tek COVID 19, ky institucion përmbush premtimin që ka dhënë në ditëlindjen e Fishtës, për restaurimin e godinës.  

Restaurimi është pjesë e projektit “Rrugëtimi fishtian”.

Ky rrugëtim nis me:

1.Ish- banesën, ku ka lindur At Gjergj Fishta, më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës, Lezhë.

Dikur aty ngrihej një godinë reale, e shpallur monument kulture, por sot ka mbetur vetëm një kryq dhe një libër simbolik. Aty parashikohet ndërtimi i një memoriali të denjë për poetin.

2.   Rrugëtimi vijon me banesën, ku sot nisi rikonstruksioni, në fshatin Fishtë.

3.   Për të kaluar në ato institucione, ku ai do të niste udhën si klerik: si Kuvendi, kisha dhe shkolla Fraçeskane.

4.   Kuvendi i Troshanit, monument kulture, është vendi ku ai kaloi një periudhë të gjatë të kohës së tij si mësimdhënës.

Pas studimit në Bosnje si meshtar, do të kthehej sërish në Troshan, ku edhe do të jepte meshën e tij të parë, teksa ishte 23-vjeçar.

5.   Kisha famullitare e Dom Lleshit - Zoja Nunciatë, në Lezhë, është një tjetër pikë qëndrimi, ku Fishta kryente shërbime fetare dhe shërbeu si kapelan (1896-1897). Një ndërtesë me një histori të gjatë, që ka shërbyer si spital gjatë Luftës së Dytë Botërore, e me ndalimin e besimit fetar u bë stallë dhe, në vijim, ofiçinë mekanike dhe kovaçeri.

Këmbanaria u rrëzua dhe hyrja u tjetërsua, për të lejuar kalimin e kamionëve.

Mesha e shenjtë, e kremtuar me 3 mars 1991, shënon edhe për Lezhën fillimin e një pranvere të re fetare e, njëkohësisht, rikthimin e ndërtesës historike kishtare në funksionin e saj si vend kulti i krishterë.

Mendohet se në dritaret e kësaj kishe At Gjergj Fishta ka shkruar këngën e fundit të “Lahutës”.

6.   Kisha famullitare e Gomsiqes është një tjetër stacion i jetës fetare të Fishtës, ku u caktua si famullitar i përkohshëm në vitin 1899.

7.   Selia e Shoqërisë "Bashkimi" na rrëfen për aktivitetin patriotik të At Gjergj Fishtës. Fishta mori pjesë në të gjitha botimet e shoqërisë duke filluar që nga Abetarja, libra këndimi e deri tek përpilimi i “Fjalori i Bashkimit”, 1908.

8    Kuvendi, kisha dhe shkolla Fraçeskane nuk mund të jenë jashtë këtij itinerari. Më 1902 u emërua sekretar i Komisariatit Gjeneral të Misionit Françeskan në Shkodër dhe po atë vit u bë i pari drejtor shqiptar i Shkollës Françeskane, ku ndërmori si iniciativë të parë vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi, pasi në Shkodër, aso kohe, synohej ndjekja e shkollave në gjuhët italisht, frëngjisht, turqisht.

Më 15 shkurt 1907 me Gjeçovin themeloi të parën bibliotekë shkollore në viset shqiptare. Ku përveç librave të vet e të bashkëvëllezërve, mblodhi gjithçka gjeti të vlefshme për të rinj e studentë e mësues.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 18/06/2020 01:39

    Bravo shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi