Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën sot kanë vizituar lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, pas raportimeve se në muret e një shtëpie në ndërtim janë vizatuar shkrime kundër shqiptarëve.
Ata thanë se kërcënimet e Serbisë nuk i trembin dhe do të vazhdojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në katër komunat veriore.
“Shtëpitë që po rindërtohen me pronarë shqiptarë janë mbuluar me parulla ekstremiste që nuk kanë vend në Kosovë. Çfarëdo gjuhe e urrejtës ndëretnike, çfarëdo gjuhë që nxit dhunë është e dënueshme. Akterët do të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë. Siç e kemi thënë më herët, për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë”, tha Sveçla.
Ndërsa Krasniqi u shpreh se shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndërtuar në këtë lagje kanë qenë target i vandalizmit.
“E drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre është e drejtë për secilin qytetar, është e drejtë elementare. Qeveria do ta garantojë këtë drejtë. Kemi filluar ndërtimin e 40 shtëpive në katër komunat veriore vitin e kaluar. Këto grafitë tregojnë që Serbia nuk është e interesuar për normalitet dhe nuk është e interesuar të ketë orientimin evropian. Kjo tregon se ku është e orientuar Serbia. Këto nuk na trembin dhe nuk do të ndalim me ndërtimin e shtëpive për të gjithë qytetarët”, tha Krasniqi.
Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hapë thirrjen e re në vlerë prej 3 milionë eurove për ndërtimin e shtëpive të reja për shqiptarët në katër komunat veriore, Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.4%
-
Do ndahet nga PD
29.4%
-
Do shuhet
46.1%
Vota total: 557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diskutimi në Kongresin e SHBA-së: Albin Kurti është pengues
3 Dhjetor, 13:03
-
Kosovë/ Lista Serbe s'u certifikua për zgjedhjet, ambasada e SHBA: Përpjekjet e LVV, përçarëse! Rrezikon stabilitetin dhe rifillimin e dialogut strategjik
3 Dhjetor, 10:25
-
Ministria e Financave alokoi fondet, rikthehet pas 9 ditësh transporti publik në Prishtinë
3 Dhjetor, 07:59
-
Shqiptarët për turizëm dimëror në Prevallë të Kosovës: Çmimet më të përballueshme
1 Dhjetor, 11:12
-
Kosovë/ Nën petkun e dëborës, shqiptarët dynden drejt Prevallës për të kaluar fundjavën
30 Nëntor, 14:08
-
Transportoi me varkë drejt Tropojës 1.2 kg kanabis, eksploziv dhe municion luftarak, pranga të riut! Do i trafikonte në Kosovë (EMRI+VIDEO)
30 Nëntor, 10:42
-
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, sot afati fundit për formimin e koalicioneve
30 Nëntor, 09:55
-
Kosovë/ Kurthi i fajdeve, pasojat shkatërrimtare të huave ilegale
29 Nëntor, 16:10
-
Kosovë/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale
28 Nëntor, 19:32
-
Vjosa Osmani vizitë në Shkodër, i bashkohet festimeve për pavarësinë e vendit: Shqipëria dhe Kosova, dy shtete që synojnë integrimin në BE
27 Nëntor, 17:32
-
Kurti: Municionet e para ‘Made in Kosova’ do të prodhohen në fund të 2026-ës! Fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
27 Nëntor, 14:48
-
Pse Shqipëria u përfaqësua në takimin në Bruksel me emrin e Dumanit? Kreu i SPAK sqaron foton: Shkak tensionet Kosovë-Serbi
27 Nëntor, 14:00