Shtëpitë muzeale në Berat rrezikojnë shkatërrimin, Kallfani: S’kemi fonde

Tre ditë më parë Report TV ka transmetuar problematikën sa i për ketë shtëpive muzeale në Berat të cilat rrezikojnë të zhduken nga harta e UNESCO. Për këtë problem ka reaguar drejtoria e monumenteve të kulturës në Berat, ku ka sqaruar se fondet janë të pamjaftueshme për të mirëmbajtur në këmbë objektet muzeale.

Pas publikimit të lajmit të banesave muzeale të kategorisë parë si dhe të dytë , ka reaguar drejtori monumenteve te kultures Berat z.Eugen Kallfani . Ai shprehet se:

E kam ndjekur lajmin që është dhënë që shtëpitë të kategorisë parë janë 60 banesa, nga të cilat 20% e tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente. Ndërsa në të gjithë qarkun e Beratit janë plot 486 monumente kulture që presin për tu financuar përfshi edhe banesa të kategorisë parë dhe të dytë. Banesat kanë dëmtime ne pjesën e brendshme si suvaja, dritaret, tavanet etj.

Eugen Kallfani, Drejtor i Monumenteve të Kulturës

Gjendja e rënduar e këtyre banesave është bërë shkak edhe largimi jashtë shtetit të pronarëve dhe mos bashkëpunimi i tyre me drejtorinë e monumenteve në Berat.

Kjo drejtori për vitet e shkuara ka bërë një sërë investimesh në disa banesa.

Eugen Kallfani, Drejtor i  Monumenteve të Kulturës

Justifikimi i drejtorit të monumenteve të kulturës është se vet qytetarët nuk kanë qenë bashkëpunues për të evidentuar rastet, por nga ana tjetër problem mbeten edhe fondet e pamjaftueshme për të kontrolluar një numër kaq të madh objektesh muzeale. Drejtoria e monumenteve të kulturës në Berat kërkon bashkëpunim me qytetarët për restaurimin e këtyre banesave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK