Shtëpitë muzeale në Delvinë drejt rrënimit! Bashkia: Përcjellin vlerat e qytetit, banorët të aplikojnë për fonde! Qytetarja: Shtëpinë time mbi 100-vjeçare dua ta kthejë në bujtinë

Delvina po kthehet gjithnjë e më shumë vitet e fundit në atraksion turistik, por fenomeni i lartë i emigracionit ka sjellë mungesën e investimeve në zonë. Lagjja e vjetër Llakë, e shpallur zonë muzeale me rrugët e saj me kalldrëm dhe banesat me gurë qindra vjeçare, është drejt degradimit. Shumica e tyre rrezikojnë shembjen, pasi çatitë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe lagështira bën që të dëmtohen jo vetëm dyshemetë dhe orenditë prej druri, por edhe muret, të cilat në shumë pjesë kanë filluar të çahen. Shumica e pronarëve të këtyre banesave janë larguar duke sjellë dhe rrënimin e këtyre banesave.

Kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi duke nënvizuar vlerat kulturore dhe historike të qytetit u bën apel pronarëve të këtyre banesave karakteristike të rikthehen dhe të investojnë në pronat e tyre.

"Delvina është një qytete me histori të lashtë ku ka ndërtesa karakteristike të vjetra dhe që duan ndërhyrje për të arritur t'i mbijetojën kohës dhe të përcjellin vlerat e këtij qyteti. Këto ndodhen në lagjen Llakë dhe nga Ministria e Kulturës është shpallur një zonë muzeale ku krahas banesave ka edhe monumente kulturore. Edhe në këtë lagje ka ndodhur që banorët janë larguar dhe jetojnë në emigracio. Këto aktualisht kanë nevojë që të restaurohen dhe të shndërrohen në një atraksion turistik të zonës dhe të kthehen në bujtina", tha Qilimi.

Ndërsa Ollga Dhimitri, një prej pronareve të këtyre shtëpive shprehet se do të donte shumë që shtëpinë ta resturonte dhe ta përdorte në funksion të turizmit.

"Janë 80 pond trashësia e murit, me dritare karakteristike, por për fat të keq janë braktisur. Lagja është me kalldrëm por nuk ven kush dorë. Të paktën të ruhet karakteristika dhe struktura e jashtme e banesave. Më mungon ana ekonomike, por do doja ta ktheja banesën time që është mbi 100 vjeçare në bujtinë", tha ajo.

Pronarët e këtyre banesave mund të përfitojnë edhe  nga grantet e qeverisë, nëpërmjet projekteve të rijetësimit, ku për rikonstruksionin e banesave monumente kulture dhe vënien në funksion të turizmit jepen grante nga 1 - 5 milionë lekë të reja.

Duke qenë vetëm pak kilometra larg Sarandës dhe Syrit të Kaltër, Delvina vitet e fundit po futet në guidat e agjencive turistike ku destinaconet më të frekuentuara janë Xhamisë së Gjin Aleksit dhe Kompleksit Islamik të Xhermëhallës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë