Shtesa në varrezat e Sharrës
qeveria dëmshpërblen pronarët

Shtesa në varrezat e Sharrës<br />qeveria dëmshpërblen pronarët
Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur ndër të tjera të shpronësojë për interes publik pronarët që preken nga shtesa që do të bëhet në varrezat publike të Sharrës në Tiranë.
 
Shpronësimi do të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë, ndërsa pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 25 670 656  lekësh.
 
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 25 670 656 lekësh do të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
 
Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekë do të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
 
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë do të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.


dy.v/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate