Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur lirimin e drejtorit ekzekutiv të autoritetit të aviacionit civil Aleksandër Lipivani dhe emërimin në vendin e tij të Flamur Çelaj.
Qeveria ka emëruar edhe tre anëtarët e komisionit kombëtar të përzgjedhjes për TND, Hysen Çela, Erind Merkuri dhe Aleksandër Xhuvani, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të Irena Beqirajt.
Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe një shpërndarje fondesh. Për Kuvendin në buxhetin e vitit 2016 të shtohet fondi prej 2 372 097 lekësh për shpenzime kapitale.
Edhe Kryeministrisë në buxhetin e miratuar për vitin 2016, zëri “Shpenzime operative” i shtohet fondi prej 105 000 000 lekësh, për ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
Qeveria ka vendosur tre milionë lekë në dispozicion për financimin e Kishës Katolike në Shqipëri, me rastin e Lumturimit të Martirëve Shqiptarë.
Gjithashtu sot janë shpronësuar për interes publik, pronarët që preken nga zbatimi i projektit “ndërhyrje rehabilituese në zonën e mbrojtur të qendrës historike të Dhërmiut”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com