PRISHTINE - Deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për dhënien e shtetësisë shqiptarëve jashtë trojeve ka sjellë shqetësim në Parlamentin Evropian.

Eurodeputetja Ulrike Lunaçek ka deklaruar nga një konferencë në Prishtinë, ku prezantoi Rezolutën për Kosovën, se kjo çështje ka sjellë shqetësime, ndërsa thekson se nuk ka dijeni për negociatat që po bëhen me qeverinë shqiptare.

“Di që ka disa shqetësime në Parlamentin Evropian rreth Sali Berishës, i cili dëshiron t’u japë pasaporta shqiptarëve të Kosovës, sepse e njëjta gjë po ndodh në disa vende të tjera, si mes Rumanisë dhe Moldavisë. Pasaportat u jepen shtetasve të vendeve që ndodhen afër e që flasin të njëjtën gjuhë. Gjithashtu edhe për Shqipërinë ka shqetësime në Parlament6in Evropian. Unë nuk merrem me Shqipërinë, ndaj s’mund t’ju them ekzaktësisht se kush po flet me qeverinë shqiptare për këtë çështje, por mund t’ju them vetëm se ka shqetësime rreth kësaj çështjeje”, - theksoi Lunaçek gjatë konferencës së mbajtur në Prishtinë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)