Shtetet e Bashkuara i dhurojnë shtatë dronë policisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara i dhurojnë shtatë dronë policisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan policisë së Kosovës të mërkurën shtatë dronë, përdorimi i të cilëve synon rritjen e shkallës së sigurisë publike në vend.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha gjatë një ceremonie se shpejtësia me të cilën mund të dërgohen dronët kudo që është e nevojshme, i bënë ato pajisje të dobishme për të shpëtuar jetë.

Dronët iu dhuruan policisë së Kosovës rreth tri javë pas sulmit nga një grup serbësh të armatosur në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer policie. Tre sulmues u vranë po ashtu gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

“Duke marrë parasysh shkallën e veprimtarive kriminale të grupeve të krimit të organizuar në rajon, këto sisteme të fluturakeve pa pilot do të jenë një burim thelbësor i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtaritë kriminale në tokë dhe ajër”, tha ambasadori Hovenier.

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se dronët janë përzgjedhur nga ekspertët e policisë së Kosovës në bashkëpunim me ekspertët e qeverisë amerikane.

Ai tha se dhurimet e sotme “do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të policisë për të menaxhuar situata në terren si në menaxhimin e ngjarjeve të mëdha sikur protestat, koncertet, manifestimet publike e gjithashtu edhe në monitorimin e kufijve të Kosovës dhe në operacione të tjera të hetimit që policia e Kosovës do t’i kryejë në të ardhmen”.

Ambasadori amerikan Hovenier theksoi se donacioni i sotëm pasqyron përkushtimin amerikan për zhvillimin e policisë së Kosovës.

“Si dhe është manifestim shtesë i besimit që ne e kemi në Republikën e Kosovës për të kryer misione të pavarura në luftë kundër narkotikëve dhe për zbatimin e ligjit”, tha ambasadori amerikan, duke nënvizuar se në pesë vjetët e fundit Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar më shumë se 20 milionë dollarë ndihmë për modernizimin dhe përmirësimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç