Shtetet e Bashkuara në votime
sot zgjedhin Presidentin e riYjet e muzikës mbështesin Clinton

Shtetet e Bashkuara në votime<br />sot zgjedhin Presidentin e riYjet e muzikës mbështesin Clinton
Qytetarët amerikanë votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i zgjedhur, si Clinton apo Trump do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së dhe do të bëjë betimin më 20 janar, për të pasuar Barack Obamën në Shtëpinë e Bardhë. 

Qendrat e Votimit priten të hapen në orën 07:00 me orën lokale, për t'u mbyllur në orën 19:00. 

Sondazhet që po publikohen nga mediet amerikane janë në favor të ish-sekretares amerikane të shtetit, e cila po ia rrezikon seriozisht rrugën për në Shtëpinë e Bardhë kundërkandidatit të saj republikan.

Sipas sondazheve të CNN-së, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA Hillary Clinton po udhëheq bindshëm në Neë Hampshire dhe në Pennsylvania. Në Neë Hampshire Clinton është në avantazh prej tri pikëve (44%) në krahasim me kundërshtarin republikan Trump (41%). Ndërsa një sondazh i realizuar nga Universiteti i Neë Hampshire, i publikuar të hënën (dje), Clinton është para Trump-it për 11%, përkatësisht 49% me 38% në favor të kandidates demokrate.

Kjo e fundit, po ashtu sipas CNN-së, udhëheq në betejën për shtetin krucial për këto zgjedhje, Pennsylvania me 47%, në raport me 42% për Donald Trump.

Edhe në shtetin e Karolinës Veriore sondazhet tregojnë përkrahje për 45 për qind për Clinton, krahas 43 për qind për Trump, ndërsa në Florida përkrahja për dy kandidatët sillet rreth 45 për qind. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!