Vendet europiane kanë thirrur ambasadorët respektivë iranianë gjatë protestave kundër regjimit në vend.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper ishte ndër të fundit që thirri ambasadorin Iranian të vendit të saj, raporton Sky News. “Sipas raportimeve të tjera, ministri i Lindjes së Mesme, sipas udhëzimit tim, ka thirrur ambasadorin iranian për të theksuar rëndësinë e këtij momenti dhe për t’i bërë thirrje Iranit që të përgjigjet për raportet e tmerrshme që po dëgjojmë”, u shpreh ajo.

Gjermania i është bashkëngjitur lëvizjes duke shtuar se “veprimet brutale të regjimit iranian kundër popullit të vet janë shokuese.” Edhe ministri i Jashtëm i Italisë ka ndjekur të njëjtin shembull.

Ndërkohë, Irlanda ka shtyrë një ceremoni formale për t’i dhënë kredencialet ambasadorit të ri iranian. Një zëdhënës u shpreh se kjo lëvizje pason shqetësimet për shkallën e dhunës kundër protestuesve dhe kufizimet në aksesin në informacion.

Para këtyre vendeve, ishin Franca, Holanda, Finlanda dhe Spanja që njoftuan se kishin thirrur ambasadorët e tyre.

 


Lajmi kryesor:

Masakër në Iran, 12 mijë të vrarë gjatë protestave! Sipas regjimit janë 3 mijë! Trump: Ndihma po vjen! Moska: Kërcënime të papranueshme nga SHBA-ja