Rama: Shteti bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit

Rama: Shteti bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit

Në një kohë kur në vend po zien debati mbi planin për krijimin e një shteti sovran të bektashinjve, kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetin social “X” librin “The Albanian Bektashi- History and Culture of a Dervish Order in the Balkans”, të albanologut Robert Elsie, duke e sugjeruar si një vepër për këdo që është i interesuar të mësojë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi.

Rama e cilësoi Urdhrin Bektashi si një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë.

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku Selia botërore e bektashinjve është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkroi Rama.

Vetëm pak ditë më parë në prestigjiozen amerikane New York Times u raportua se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, i stilit të Vatikanit në Romë, për besimtarët bektashinj.

Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajo: 24/09/2024 06:39

    Ok ore i shpelare mos perca popullin prape po na degjeneroni neper bote

    Përgjigju
  • Ana: 24/09/2024 06:28

    Ik o Edi te kaloi koha kjo eshte shume e tepruar

    Përgjigju
  • Po mër po: 24/09/2024 02:09

    Të babait e ke tokën që i jep Bektashit?

    Përgjigju
  • tani: 24/09/2024 00:33

    KY SHTET eshte nje grusht me hi qe i hidhet syve te popullit per te mbuluar vjedhjet....

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/09/2024 21:13

    Shko re pirdhu percares i kombit Ti do arrestuar per tradheti te lart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive