Ekzistojnë dy konstatime të paluhatshme, që mund të konsiderohen si mesazh për komunat, në përgjithësi: dora e parë e shtetit është Komuna dhe shërbimi i parë i Qeverisë vjen nëpërmes Komunës.
Derisa, arritjet e një shteti varen drejtpërdrejt nga suksesi i Komunës si institucion.
Më një fjalë, shteti është i fortë vetëm kur Komuna është e fortë.
Si shtet dhe shoqëri ne kemi përqafuar konceptin dhe aranzhmanet e decentralizimit.
Decentralizimi nuk është shpikje. Koncepti i decentralizimit në perëndimin që aspirojmë, është forcimi i komuniteteve, i qytetarëve.
E dimë për decentralizim nuk ka pasur debat të mirëfilltë, nuk ka pasur qasje të kujdesshme në lidhje me funksionalitetin dhe zbatushmërinë në terren.
Andaj, përqafimi i modeleve të ndryshme perëndimore, si në këtë rast të decentralizimit, pa debat dhe pa analizë, ka një avantazh dhe një mangësi.
Avantazhi është se ne huazojmë modele të sprovuara, të dëshmuara dhe të suksesshme.
Ky huazim na shkurton rrugën, duke kursyer energji dhe kohë.
Mangësia ka të bëjë me faktin se jo gjithmonë, konteksti lokal, si dhe mundësitë tona reale na lejojnë që t’i arrijmë objektivat me modele të paradhëna.
Kjo, pastaj, kërkon korrigjim, i cili nuk është i mundur pa fokus dhe përkushtim.
Prandaj, duhet pranuar se vendi ynë, si shumë pak vende të tjera në rajon dhe Evropë, shpesh luhatet midis suksesit dhe dështimit dhe kjo pastaj përkthehet në pasiguri që frenon suksesin.
Këtu kërkohet angazhimi i përbashkët.
Përgjegjësia është e madhe, jo vetëm në institucione, por edhe për akterët tjerë socialë e publikë.
Ndryshe, ne i “marrim në qafë” gjeneratat që vijnë, duke mos realizuar modelin evropian.
Duhet të jemi të sinqertë me arritjet tona si vend, si shoqëri.
Në fushën e qeverisjes lokale ne kemi arritur vetëm një sukses të pjesshëm.
I pjesshëm, sepse aranzhmanet e qeverisjes lokale, veçmas theksat e decentralizimit, i kanë kontribuuar afirmimit të shtetndërtimit të Kosovë.
Por, ende jemi në gjysmë të rrugës, sepse, në qoftë se bëjmë një vlerësim të cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve, mbetet shumë për të dëshiruar.
Më lart u tha se shteti është i fortë kur Komuna është e fortë, e këtu mund të thuhet se shteti është i dështuar kur Komuna është e korruptuar.
Me pak fjalë, kjo është ajo tabloja dhe prapavija që së bashku na shtynë të fokusohemi në sjelljen e ndryshimit dhe arritjen e sukseseve.
Por, duhet ta dimë, që institucionet ofrojnë platformë, siguri, rend, ndërsa faktori njeri, duke vepruar institucionalisht, bën të mundur ndryshimin, duke forcuar institucionin dhe shoqërinë.
Pra, ne, si njerëz dhe institucione në fushën e qeverisjes lokale, na dalin katër sfida:
Decentralizimi, i fortë në letër e i dobët në praktikë
Duhet ditur se decentralizimi me kompetenca në letër, por me mundësi të cunguara dhe pa zbritje të resurseve dhe financave, nuk funksionon.
Me sistemin e tanishëm, kryetari ka shumë përgjegjësi, por, në fakt ka pak mundësi reale.
Ligjet aktuale e kanë getoizuar kryetarin, duke ia imponuar që të veprojë në bazë të një plani që vjen, ose predeterminohet nga lart-poshtë, kryesisht për shkak se investimet më kapitale vijnë nga ministritë e linjës.
Dhe kjo i bënë komunat e vogla, pse jo edhe ato të mëdha, të jenë drejtpërdrejt të varura nga qendra.
Kjo i bënë komunat të ndjejnë që nuk kanë fuqi reale dhe t’i konceptojnë përgjegjësitë e veta më shumë si përgjegjësi administrative dhe operacionale sesa si përgjegjësi politikëbërëse, qeverisëse e vendimmarrëse.
Për këtë arsye, me këtë koncept të decentralizimit, disi është kontrabanduar centralizimi dhe ndikimi i qendrës.
Llogaridhënia dhe mbikëqyrja e dobët
Ne kemi një problem ose sfidë tjetër zinxhirore, që pjesërisht është derivat i ndikimit të qendrës, e pjesërisht i kulturës jo fort të konsoliduar demokratike.
Kjo sfidë është llogaridhënia brenda Komunës e dobët – mbikëqyrja normative jozhvillimore;
Asambleja Komunale është e zgjedhur përmes votës së drejtpërdrejtë.
Mision e ka kontrollin dhe monitorimin e ekzekutivit.
Pyetja shtrohet, a po ndodh në praktikë, dhe si shtet, si sistem politik dhe qeverisës, çka po i ofrojmë këtij institucioni që të ndodhë kështu?
Asgjë! Asambleja Komunale është kthyer në forum për ngritje dore, e në fakt do të duhej të ishte mbikëqyrje dhe forcim i demokracisë dhe kërkim i llogaridhënies.
Ndërsa, kjo nuk ndodh vetëm për faktin e se asamblistët nuk angazhohen, por edhe për faktin se pozita është projektuar si pozicion i pafuqishëm qeverisës dhe politik, përkundër faktit se janë të zgjedhur drejtpërdrejt.
Planifikimi i dobët dhe, veçmas, planifikimi i dobët i buxhetit komunal – roli qytetar
Momentalisht, komunat e Kosovës funksionojnë me mekanizma të dobët, të formuar aty për aty, sa i përket financimit të investimeve kapitale dhe, po ashtu, janë të kufizuara në masë të madhe me opsionet që janë në dispozicion në kuadër të procesit vjetor të buxhetit.
Me këtë konstatim, financimi i investimeve kapitale në komuna është penguar në mënyrë të ngjashme dhe nga vendimmarrja ad-hoc e afatshkurtër.
Pra, komunat e kanë të domosdoshme që të ndërtojnë Sistemin e Planifikimit të Integruar, duke vendosur në të një tërësi parimesh operative për të siguruar realizim sa më të efektshëm dhe të harmonizuar të planifikimit dhe monitorimit të politikave qeverisëse në tërësi.
Kështu sigurohet një kuadër i gjerë, brenda të cilit funksionojnë proceset kryesore të qeverisjes për planifikimin financiar dhe të politikave.
Sistemi i Planifikimit të Integruar duhet të jetë sistemi kyç i vendimmarrjes për përcaktimin e drejtimeve strategjike dhe shpërndarjen e burimeve.
Integrimi i komunave të veriut në sistemin e integruar të vendit
Beteja kryesore e vendit në raport me integrimin e plotë të veriut, tani, pas zgjedhjeve lokale është kthyer në shërbimet më të mira publike që ofron një komunë.
Pra, tani më nuk kemi të bëjmë vetëm me aspekt, por i tërë debati dhe fushëbeteja “kush është kush” mbetet në rrafshin e asaj se kush ofron shërbime më të mira.
Dhe, në këtë pikë, ne pavarësisht se si vend jemi lavdëruar nga Bashkimi Evropian për përmbyllje të marrëveshjeve që akomodojnë dhe integrojnë veriun e vendit, në këtë pikë, ky është vetëm fillimi.
Rruga e integrimit të vërtetë duhet të fillojë me veprime dhe arritje konkrete në terren.
Krejt në fund, mund të them se ne kemi disa arritje në fushën e qeverisjes lokale. Megjithatë, duhet hedhur shikimin përpara, për të parë punët dhe sfidat e shumta që na presin.
Megjithatë, me angazhim të përbashkët ato mund t’i kthejmë në sukses.
/Shqiptarja.com