Gjermani, aplikantëve për shtetësi u kërkohet të pranojnë 'ekzistencën e Izraelit'

Gjermani, aplikantëve për shtetësi u kërkohet të pranojnë 'ekzistencën e Izraelit'

Aplikantëve për shtetësi në shtetin federal Sanksoni-Anhalt të Gjermanisë u kërkohet të deklarojnë se mbështesin "të drejtën e Izraelit për ekzistencë".

Në një vendim të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të shtetit federal thuhet se "E drejta e Izraelit për të ekzistuar është arsyeja e ekzistencës së Gjermanisë".

Ministrja e Brendshme e shtetit, Tamara Zieschang Magdeburg në një deklaratë tha se me vendimin e dërguar, ata që aplikojnë për shtetësi gjermane u duhet të pranojnë ekzistencën e Izraelit dhe se kjo është bërë parakusht për shtetësinë, raporton media turke Anadolu.

"Kalimi në shtetësinë gjermane kërkon përkushtim ndaj të drejtës së Izraelit për të ekzistuar. Për këtë arsye aplikantët, menjëherë para pranimit të shtetësisë duhet të konfirmojnë me shkrim se njohin të drejtën e Izraelit për ekzistencë dhe se dënojnë çdo përpjekje në kundërshtim me ekzistencën e shtetit të Izraelit", theksohet në vendim.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 06/12/2023 16:44

    Do te benit mire te vendosnit nje shtojce.:"Shteti dhe qytetaret palestineze nuk duhet te egzistojne".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen