Shteti i Urdhrit Bektashi? Berisha zbulon telefonatën me Baba Mondin: Kujdes! Skenari erdhi nga Beogradi! Rama thikë pas shpine' kombit e Kushtetutës

Shteti i Urdhrit Bektashi? Berisha zbulon telefonatën me Baba Mondin: Kujdes! Skenari erdhi nga Beogradi! Rama thikë pas shpine' kombit e Kushtetutës

Sali Berisha

Tirane- Kryetari i Partisë Demokratike e quan ‘thikë pas shpine’ ndaj kombit shqiptar idenë e krijimit të një shteti sovran të urdhrit të bektashinjve.

Gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme nga dritarja e apartamentit të tij, para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës Berisha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama 

Për të gjitha këto, ai shpalosi këto ditë propozimin e një shteti të Islamit të moderuar, kryekëput një thikë e tmerrshme pas shpine për besimtarët myslimanë shqiptarë, për të gjithë besimtarët e Zotit. Një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit shqiptar.  Një thikë e madhe pas shpine ndaj Kushtetutës dhe rendit të saj. Nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, ka pasur një parim, një shtyllë kryesore mbi të cilën është ndërtuar: feja dhe shteti janë të ndara dhe të pavarura nga njëri-tjetri.'  tha Berisha.

Më tej Berisha që thotë se ky propozim vjen nga Beogradi.

Ky skenar erdhi nga Beogradi, erdhi nga Vuçiçi. Ky skenar ka vetëm një qëllim, thikë pas shpine, përçarje fetare. Ky skenar është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, …ndaj myslimanëve shqiptarë, bashkësia e të cilëve ka merita të jashtëzakonshme në doktrinën e shqiptarësisë.

Ish kryeministri cili prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi është marrë i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani zbuloi dhe telefonatën me Baba Mondin

Tre ditë më parë, në mënyrën më miqësore, e njoftova të respektuarin Baba Mondi, kujdes se e ka për veten e tij. Se përbën një thikë pas shpine, në radhë të parë kundër bektashinjve, që janë frymëzim për atdhetarinë e tyre. Që kanë aq kontribute në identitetin tonë kombëtar. Që kanë aq kontribute në tolerancën dhe mirëkuptimin. Ndaj le t’i themi Edi Ramës se asnjë projekt, ngado që ta marrësh, nga Beogradi apo tjetër kush, kurrë nuk të shpëton ty. Shqipëria dhe ka qenë dhe do mbetet shteti, vendi i harmonisë së shkëlqyer fetare. Fetë e shqiptarëve, myslimanët, të krishterët, janë gurra të pashtershme hyjnore që ushqejnë dhe pasurojnë shpirtrat e shqiptarëve, por jo shpirtrat e katranove si Edi Rama, që përdor edhe fetë për qëllime mafioze, për qëllime antishqiptare' nenvizoi Berisha duke bërë thirrje për protesta e mosbindje civile.  

Propozimi për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi u mësua nga një shkrim në gazetën “New York Times”  më 21 shtator, ndërsa një ditë më pas  Rama e deklaroi publikisht dhe në fjalën e tij në takimin “Samiti i të ardhmes”, i mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Begaj vizitë në Mirditë, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpunimin ndër shqiptar

Begaj vizitë në Mirditë, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpunimin ndër shqiptar