Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të saj, Abu Bakr al-Bagdadi dhe ka emëruar pasardhësin e tij.
Sipas agjencisë së lajmeve Amaq të kontrolluar nga ISIS, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është zgjedhur lideri i ri i ISIS.
Menjëherë pasi mediat hodhën dyshime se në krye të ISIS do të vinte Haxhi Abdullah al-Afari, i njohur ndryshe me pseudonimin “profesori”, presidenti amerikan Trump njoftoi se trupat elitë e kishin eliminuar liderin e ardhshëm të shtetit islamik.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lajmi për eliminimin e zëvendësit të liderit të ISIS, u dha vetëm 2 ditë pasi presidenti Trump tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se Abu Bakr al-Baghdadi, kreu i ISIS hodhi veten në erë së bashku me 2 fëmijët e tij.
Gjatë operacionit trupat amerikane kanë kapur edhe 2 persona të tjerë që shoqëronin themeluesin e organizatës terroriste.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)