TIRANË – Këshilli i Ministrave ka vendosur sot ndër të tjera edhe shpërndarjen e fondit për bashkësitë fetare shqiptare. Ky fond, krahasuar me një vit më parë, është rritur dhe gjithsej kap shumën e 109 milionë lekëve, që do të shkojnë për të siguruar funksionimin e bashkësive fetare.
 
Është Komiteti Shtetëror për Kultet, në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  institucioni i ngarkuar për planifikimin dhe përdorimin e këtij fondi. Deri më sot, komunitetet fetare kanë pasur mirëkuptim për mënyrën sesi është ndarë ai.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)