Kur mesazhet thuhen qartë nën rreshta.

Rutina e ditës, ritmi për para pushtet dhe dominim botëror i zbeh!

Luftë për interesa

Luftë për para

Luftë për burimet natyrore

Lufta për të dominuar popujt

Lufta me Covid-19! E treta?

Njeriu ka fituar shumë beteja, por lufta vazhdon.

Uroj që politika "karantinën" ta përdori si një energji për të hequr dorë nga 4 luftrat që denoncon  Ati i shenjtë.

Të gjitha besimet duan Paqe

Të gjithë njerëzit duan të jetojnë

Bota e drejtë duket utopi! Por të paktën Shqipërinë humane të jetueshme dhe me harmoni sociale është detyrim ta mbajmë, e bëjmë më të mirë duke e përmirësuar.

E vura këtë video, për të kuptuar se për tre javë sakrificë të paktën deri tani, të gjithë ju lëshuan shtetit.

Po këto 30 vite kapitalizëm!!! Asgjë s'keni kursyer për një ditë të keqe???

E kush: evazorët, hilacakët, hajdutët, matrapazët, borgjezët.

Mire ta bëjnë o shtet, kur ti ke flirtuar me ta në 3 dekada për të kamur drejtoruca ministruca e politikanë që sot s'dihet ku bëjnë "karantinë" me taksat e asaj pjese që vazhdon punon e pret rrogën e asaj pjese që nga paga e luftës do paguajë prapë taksa, për borgjezër evazor.

Atë dividentit që i falet me ligj të diskutueshëm, merrja tani në kohë lufte.

Po të ketë kaq krizë sa molepsen dynjanë duke rritur artificialisht kursin e këmbimit, s'do ishin plot tregjet.

Askush nuk blen si në krizë, por si me pushime festive.

Të pasurit i admiroj, nqs keqkuptohet ky status.

Por ata që 30 vite kanë plaçkitur mashtruar këtë shtet duke u pasuruar edhe pse startin shqiptarët e patën të njëjtë, si honeps dot duke i parë në cdo mendja.

Do ulim rrogat

Do shkurtojmë staf

Shteti të paguaj

Shteti të ndihmoj

Shteti na falimentoj

S'kemi lekë për dritat

S'kemi lekë për ujin

Për qiranë

Për kredinë

Po mirë, në plan bizneset tuaja s'ka asnjë zë garancie, situate emergjence, apo ha pi, luks dashnore, pushime, kazino, mall të pastër, alkool, fashion, e tani ku je o shtet?

Shteti je ti, ja ke fut vetes me idenë se ja ke fut shtetit.