Buxheti i vënë në dispozicion për vitin e ardhshëm për Emergjencat Civile do të rritet me rreth 1 miliardë lekë, nga 4.3 miliardë lekë i parashikuar për këtë vit, do të shkojë 5.3 miliardë lekë në vitin 2024.
Fondet për programin e Emergjencave Civile, që janë pjesë e buxhetit të parashikuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Nga ky fond 800 milionë lekë do të shpërndahen për njësitë vendore, në bazë madhësisë së bashkive, dhe do të përdoren për fatkeqësitë natyrore, por bashkitë janë të detyruara ligjërisht që një pjesë tjetër nga të ardhurat e tyre, ta përdorin për emergjencat.
Po në buxhetin e emergjencave janë 1 miliardë lekë që do të përdoren për projekte për të parandaluar fatkeqësitë natyrore (zjarre, përmbytje, tërmete). Për të përfituar nga ky fond bashkitë duhet të aplikojnë nga nëntori i këtij viti deri në 31 janar 2024, ndërsa fituesit shpallen brenda 15 shkurtit të vitit që vjen. Vlerësimi i projekteve bëhet Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.
Më pas po në këtë program 500 milionë lekë do të përdoren për financimin e projekteve për digat, dhe 200 milionë lekë do të shpenzohet për eliminimin e pasojave në rastet e fatkeqësive natyrore, kur shpenzimi ka natyrën e investimit. Ky fond shpërndahet gjatë vitit në bazë të kërkesës bashkive, sipas rasteve të ndodhjes së fatkeqësisë.
Në total për fatkeqësitë natyrore dhe digat për vitin 2024 planifikohen 2.5 miliardë lekë nga 2 miliardë lekë që është fondi i parashikuar për këtë vit ku nuk ishin të përfshira projektet për digat.
FONDI I EMERGJENCAVE CIVILE
Akti Normativ 2023 4,350,100 mijë lekë
Pr/buxheti 2024 5,382,050 mijë lekë
Rritja +1,031,950 mijë lekë
NDARJA E FONDIT TË EMERGJENCAVE
Fond për bashkitë 800 mln lekë
Parandalim i fatkeqësive natyrore 1 mld lekë
Projekte për digat 500 mln lekë
Investime pas fatkeqësive natyrore 200 mln lekë
Totali 2.5 mld lekë
B.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
75%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë
29 Dhjetor 2024, 10:48
-
Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, Llatja: Ambicioz dhe modest! Himçi: Për fushatë elektorale (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 15:33
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor 2024, 14:34
-
Qeveria rishikon për herë të tretë buxhetin 2024/ Familjet me ndihmë ekonomike 150 euro për festa! Në pranverën e ardhshme pensionistët marrin 50 – 100 euro
20 Dhjetor 2024, 16:58
-
Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek
11 Dhjetor 2024, 08:42
-
Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet
8 Dhjetor 2024, 07:42