Shtimi i infektimeve me COVID, Dasho: Heqja totale e masave solli rritje të rasteve të reja në Gjermani! Qytetarët të vaksinohen

Pas një periudhe tre mujore, në Gjermani javët e fundit po vihet re një rritje e rasteve të reja me koronavirus. Mjeku Erion Dasho, në një intervistë për Report Tv nga Gjermania, e lidh rritjen e numrit të rasteve të reja me lehtësimin e masave kufizuese kundrejt këtij virusi.

Por megjithatë nuk është një situatë për t’u shqetësuar thotë mjeku Dasho për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, duke shtuar se fataliteti apo shtrimet ne spital nuk kanë qenë të larta. Mjeku rekomandoi vaksinimin kundër COVID, kryesisht për ato persona të cilët dozën e fundit të vaksinës e kanë marrë para 6 muaj.

‘Është një situatë që flet për rritje krahasuar me muajt dhe javët paraardhëse. Shumë shpejt do të dëgjojmë se pse po ndodh kjo rritje Gjermania me ardhjen e stinës së verës ka hequr kufizimet, nuk ka më masa vetëm në transportin publike, pjesa më e madhe e masave janë hequr dhe në këto kushte krijohen raste të reja që të përhapet virusit. Fatmirësisht numrat e larta nuk janë kthyer në rritje të personave të shtruar apo të rasteve fatale. Numri i rasteve nuk shihet me atë alarmin që do të ishte parë më parë. nuk kërkohet me pasaportë e vaksinimit dhe është në dorë të vetë personave të rivaksinohen ose jo. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e gjithë personave në Gjermani të mos kenë kryer vaksinën dhe të ketë një rënie të imunitetit. Masat janë propocionale me natyrën e rrezikut. Numri i vdekjeve është më pak se 100. Rreziku është shumë i ulët dhe krahasohet me ato të një epidemie sezonale virozash. Në këto kushte merren masa jo përpjestimore. Nuk ka nevojë të merren masa shtesë. Nuk është numri i rasteve ai që do të shërbeje si indikator për shtimin e masave. U rekomandoj qytetarëve që të vaksinohen nëse kanë 6 muaj që nga doza e fundit e vaksinës.’- tha mjeku Dasho.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion