Shtimi i rasteve me COVID s'u zbeh dashurinë pushuesve kosovarë për bregdetin shqiptar! Radhë e gjatë makinash në Morinë

Shtimi i rasteve me COVID s'u zbeh dashurinë pushuesve kosovarë për bregdetin shqiptar! Radhë e gjatë makinash në Morinë

Radhët e gjata sot në Morinë

MORINË- Shtimi i rasteve me koronavirusi në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri. 

Kolona të gjata mjetesh janë krijuar mengjesin e kësaj të hene ne pikën e kalimit kufitar të Morinës. Kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrjeve për në Shqipëri. Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me fundjavën që lame pas.

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë. Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe marrja e pushimeve vjetore ka shtuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar. 

Kujtojmë faktin se fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve Kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues kosovarë. Por fundjava e dyte e muajit gusht ka shënuar një rënië të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri e pazakontë për gushtin ku fluksi është më i madh.

Kjo për shkak të rebesheve të shiut të dy ditëve të fundit dhe uljes së tepmeraturave. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci