VIDEO/ Shtirej si avokat dhe i 'zhvati' 1.2 mln lekë një qytetareje me pretendimin se do i nxirrte burrin nga burgu, në pranga 54-vjeçari në Elbasan

ELBASAN- 1.2 milionë lekë ka qenë dëmi i një qytetareje të mashtruar nga Mendo Kame, 54 vjeç i cili shtirej se ushtronte profesionin e avokatit në qytetin e Elbasanit. Me premtimin se i përfaqësonte bashkëshortin e saj i cili është i burgosur në burgun e Drenovës, Mendo Kume ka zhvatur qytetaren në Elbasan duke i marrë shifrën e majme e më pas është arrestuar nga blutë e Elbasanit.

Vetë qytetarja pre e mashtrimit e ka kallëzuar në polici, ku pas hetimeve 3 mujore të kryera 54-vjeçari ka rënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)