Franca ka nisur zyrtarisht hetimet kundër ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, me akuzat se ka marrë para nga ish-lideri libian, Muammar Gaddafi, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2007.

Vitin e kaluar faqja investigative e internetit Mediapart kishte publikuar lajmin se, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007, Gaddafi i kishte dhënë Sarkozy’s 50 milionë euro

Sarkozy i cili është takuar me Gadafin në Paris në vititn 2007 ka mohuar ashpër të gjitha akuzat, duke thënë se ishte njëri ndër organizatorët kryesor të ndërhyrjes së Natos për të rrëzuar rregjimin e tij në vitin 2011.

Gjithashtu muaiin e kaluar ish presidentit francez ju vendos akuzua dhe është formalisht nën hetim nga gjykata e Bordeaux-s, pasi ka marrë ilegalisht para nga Liliane Bettencourt, gruaja më e pasur franceze, kur ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale në vitin 2007.

Sarkozy akuzohet se ka përfituar nga miliardierja e moshuar në një moment që ajo nuk ka qenë e aftë psikologjikisht dhe e vetëdijshme për vendimet që merrte.
Ndërkohë një biznesmen libiano-francez, i cili është i përfshirë në disa skandale që lidhen me financimin e politikanëve francezë, ka thënë se ka dëshmi që libianët e kanë financuar Sarkozy’n në fushatën e tij presidenciale megjithëse deri më tani nuk ka dashur që të ofrojë asnjë dëshmi publike.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)