Shtohen lindjet në Sarandë, mjeku gjinekolog: Në tre muaj erdhën në jetë  50 bebe

Qyteti i Sarandës ka shënuar rritje të lindshmërisë ku përgjatë vitit që lamë pas erdhën në jetë rreth 300 foshnje duke shënuar rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërkohë ambientet e maternitetit janë transformuar duke ofruar kushte më të mira, por kjo s’ka ndikuar në uljen e emigracionit të bluzave të bardha. Mjeku gjinekolog Nuredin Çapari tha se numri i lindjeve është rritur me 50 bebe më shumë gjatë 10-vjeçarit të fundit.

"Numri i lindjeve për vitin që kaloi ishte rreth 300-296 lindje, është gjithmonë e më në rritje. Në 10-vjeçarin e fundit Saranda e ka patur numrin midis 240-260 lindje”, tha mjeku gjinekolog, Nuredin Çapari.

Përgjatë 2020 janë regjistruar 296 lindje në qytetin e Sarandës, ndërsa vitet e fundit numri i lindjeve ka qenë rreth 250 lindje në vit. Mjeku gjinekolog Nuredin Çepari thotë se pavarësisht kushteve të përmirësuara të ambienteve të shërbimit, materniteti i Sarandës nuk i ka shpëtuar fenomenit të emigracionit të personelit mjekësor .

“Gjatë këtij tre mujori janë afërsisht rreth 50 lindje. Një problem i cili është jo vetëm për ne por pothuajse është rekrutimi i personelit të ri që është me pakicë për të gjithë Shqipërinë. Pothuajse mbi 50 % e personelit mjekësor të mesëm kanë ikur jashtë shteti", tha Çapari.

Ndryshe nga vitet e kaluara ku banorët e Sarandës udhëtonin drejt Janinës apo Tiranës për të sjellë në jetë foshnja vitet e fundit materniteti i qytetit të Sarandës ka pësuar një transformim rrënjësor, pasi pranë spitalit është ndërtuar dhe godina e re e pajisur me mjetet e teknologjisë bashkëkohore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut