Shtohen mosmarrëveshjet tregëtare SHBA-Britani pas vendosjes së tarifave amerikane

Shtohen mosmarrëveshjet tregëtare SHBA-Britani pas vendosjes së tarifave amerikane

Ministri britanik i Tregtisë, Liam Fox

Britania nuk do të nënshkruajë një marrëveshje tregtare me SHBA që nuk është në interesin e vendit. Kështu u shpreh Ministri britanik i Tregtisë, Liam Fox të shtunën në një intervistë me radion e BBC-së, pasi zyrtarë të Bashkimit Evropian paraqitën ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë lidhur me tarifat amerikane mbi çelikun dhe aluminin.

Komentet e ministrit Fox pasojnë ankimimin që ka paraqitur Bashkimi Evropian në OBT, në kuadër të kundërpërgjigjes evropiane ndaj tarifave amerikane mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Tensionet mes fuqive trans-atlantike janë shtuar pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të premten një tarifë prej 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi importet e aluminit nga Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe Meksika.

Ndërkaq Kina është shprehur se është gati të godasë importe amerikane me vlerë prej disa miliarda dollarësh, kryesisht produkte bujqësore amerikane, nga zona rurale ku Presidenti Trump gëzon mbështetje të fortë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia