Shtohet frika nga kërcënimet? Greqia i blen Francës 3 anije luftarake dhe gjashtë avionë për 4 miliardë euro

Shtohet frika nga kërcënimet? Greqia i blen Francës 3 anije luftarake dhe gjashtë avionë për 4 miliardë euro

Anije luftarake

Situata e tensionuar me Turqinë, duke se ka bërë Greqinë të firmoste mëngjesin e sotëm marrëveshjen me vlerë 4 miliardë euro për blerjen e tre fregatave (Anije e shpejtë luftarake, e pajisur me artileri) dhe gjashtë avionë luftarakë Rafale nga Franca.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë nga ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos dhe ai francez, të cilët ishin pjesë e ceremonisë së nënshkrimit në prag të festës kombëtare të Greqisë, në bordin e një luftanijeje 112-vjeçare që aktualisht është një muze lundrues.

"Zgjedhja për të blerë fregatat Belharra dhe avionët Rafale nënvizon natyrën strategjike të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Francës dhe mbështetjen e plotë të Francës për vendin tonë përballë sfidave dhe kërcënimeve" tha ministri grek i Mbrojtjes.

“Me solidaritet ne trajtojmë kërcënimet me të cilat përballen kombet dhe interesat tona”, tha Parly. "Kjo tregon gjithashtu vullnetin tonë për të bashkëpunuar me industrinë në afat të gjatë."

Tre fregatat franceze të klasit FDI do të ndërtohen nga kontraktori i mbrojtjes Naval Group në Lorient, në Francën perëndimore, dhe do të dorëzohen deri në vitin 2026. Marrëveshja e nënshkruar sot përfshin një opsion për të blerë një fregatë të katërt në një datë të mëvonshme.

Gjashtë avionët e rinj Rafale, që do të ndërtohen nga Dassault Aviation i Francës, iu shtuan një porosie të mëparshme prej 18 Rafales, që përfshinte avionë që më parë ishin në shërbim me Forcën Ajrore Franceze.

Franca mbështeti pozicionet e Athinës gjatë përplasjes së tensionuar detare që pati me Turqinë në vitin 2020 në lidhje me të drejtat e kërkimit të naftës dhe gazit në lindje të Detit Mesdhe.

Vitin e kaluar në Paris, liderët e Greqisë dhe Francës nënshkruan një pakt të ndihmës për sigurinë që do të përfshijë bashkëpunim më të ngushtë midis forcave të dy vendeve.

Vizita e Parly përkoi me një grumbullim të forcave detare të NATO-s në Mesdhe si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Pas ceremonisë së nënshkrimit, dy ministrat e mbrojtjes vizituan aeroplanmbajtësen franceze Charles de Gaulle, të ankoruar në portin e Pireut, pranë Athinës.

Avionët francezë do të marrin pjesë gjithashtu në paradën ushtarake vjetore në Athinë që mbahet  të premten për të shënuar ditën kombëtare. Në këtë ceremoni do të jetë edhe vetë ministri francez i Mbrojtjes.

Ndërkohë të enjten vonë, protestuesit e mbështetur nga Partia Komuniste Greke organizuan një demonstratë në portin e Pireut kundër marrëveshjes së armëve, si dhe përfshirjes së Greqisë në përgjigjen e NATO-s ndaj luftës në Ukrainë. Protesta përfundoi e qetë

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen