Partia Demkratike ka paditur në gjykatë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifjet kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se padia penale argumenton se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

3 akuzat e Erion Veliajt për Bashën:

•             Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë

•             Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë

•             Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e PD ngritur ndaj  Veliajt.