Kryeqyteti dhe thuajse të gjitha qytetet janë përfshirë nga reshjet e shiut prej mesnatës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se reshjet do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.
Në shumicën e qarqeve reshjet do të vijojnë mesatare, në qarkun Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 18 °C, në vendet e ulëta: 10 / 19 °C dhe në vendet malore: 6 / 13 °C.
Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe Jug të vendit.