Shtrëngata shiu dhe dëborë, pritet furtunë dy ditët në vijim

Situata nga moti pritet të përkeqësohet ditën e sotme, pasi reshjet e dendura të shiut, shoqëruar dhe me shtrëngata, do të vijojnë në të gjitha qarqet. IGJEUM parashikon se në orët e pasdites reshjet do të jenë më të dendura, shoqëruar dhe me reshje dëbore në mbi 800 m mbi nivelin e detit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e hënë, dt.19) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe RRITJE TË

HARTËS SË PËRMBYTJEVE. Nesër (e martë, dt.20) do të vazhdojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë TË RRITEN për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE përgjatë datave 21 dhe 22 Mars 2018.

Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet RRITJE E

NDJESHME E PRURJEVE duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare në të gjitha qarqet. Në shumicën e qarqeve në disa raste do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet priten të jenë më të dendura gjatë pasdites së sotme. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 800 m mbi nivelin e detit në veri të vendit.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 / 15 °C

në vendet malore: 1 / 9 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.


d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë

Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë