FOTO-VIDEO/ Përkeqësohet situata në Shkodër, uji vërshon në qytet,nis evakuimi

SHKODER- Rëndohet situata nga përmbytjet. Pas problemeve në zonat rurale, prej ditës së djeshme uji ka ‘pushtuar’ edhe qytetin. Sot në lagjen ‘Ajasem’ mund të lëvizet vetëm me varka, pasi rritja e prurjeve nga reshjet e shiut ka bërë që uji të futet në qytet dhe të paralizojë lëvizjen normale.

Ministria e Mbrojtjes thotë se deri më tani janë evakuuar 5 familje me 23 banorë. Gjithashtu, janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë, 50 nxënës dhe 15 banorë. Ministria ka dërguar 18 tonë koncentratë dhe 5 mijë thasë për përforcimin e argjinaturës në Pentar, si dhe 500 pako ushqimore.

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foragjere dhe jonxhe 835 ha
2. Bime dekorative 81 ha
3. Vreshte 0,5 ha
4. Grurë 29 ha
5. E pakultivuar 469.5 ha
Në total banesat që janë të bllokuara nga uji janë mbi 194 të ndarë sipas fshatrave : 42 ne fshatin Shirq , 19 ne Mushan, në Belaj 20 , ne Darragjat 15, ne Samrisht te vjeter 80, ne Suka 11 banesa nga ku një lagje totalisht e izolume me 8 banesa, Samrisht i Ri 6 , Dajç 1 shtëpi totalisht e izoluar.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit .Niveli është 20 cm pa dalë nga argjinatura. Janë 26 shtëpi të rrezikuara.
Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Në Obot janë rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji nga ku në 12 prej tyre ka hyrë uji .Në Muriqan në 8 shtë 8 shtëpi ka hyrë uji . Në Goricë 40 shtëpi ka rrethuara nga uji. Në lagjen Gallube në 4 shtëpi ka hyrë uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje.Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha, të shpërndara si më poshtë:

1. Jonxhe 713 Ha
2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8. Agrume 1Ha
9. Tunele 1
10. Pemëtore 3
11. Perime 2
12. E pakultivuar 310 Ha
Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 dhe 2 si pasojë e përmbytjeve, janë jashtë funksionit.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit,në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata
për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1050 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1. Fshati Trush 550 ha
2. Fshati Bërdicë e Madhe 250 ha
3. Fshati Bërdicë e Mesme 100 ha
4. Fshati Bërdicë e Sipërme 150 ha

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 700 Ha
2. Grurë 50 ha
3. E pakultivuar 300 Ha
Janë të rrethuara nga uji 10 shtepi ne fshatin Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 30 ne fshatin Trush.

Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 260 Ha tokë :
1. Fshati Baks 160 ha
2. Fshati Ças 100 ha 

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 110 ha
2. Grure 10 ha
3. E pakultivuar 140 ha
Janë të rrethuara nga uji 5 shtëpi : 2 ne Baks-Rrjoll dhe 3 në Baks i Ri.

Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje.

Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji.

Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç e ndarë në kultura bujqësore si më poshtë:
1. jonxhe 5 ha
2. grurë 2ha
3.e pakultivuar 3 ha

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Nevojat për bazë ushqimore minimalisht 7 ditore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1. Koncentrat 51 t
2. Bar i thatë 20 t

Kërkojmë një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes.
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

BASHKIA VAU DEJËS
Gjatë 24 orëve te fundit si rezultat I reshjeve intensive dhe shkarkimeve përgjatë kaskadës në lumin Drin është përkeqësuar situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Pas inspektimeve në terren, të bëra nga Bashkia Vau Dejës, në njësinë Administrative Bushat situata e permbytjeve e kalon shifrën e 1000 ha tokë e përmbytur.
Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Bushat:
Deri në këto momente, janë mbi 1000 ha tokë e përmbytur ne fshatrat:
· Bushat
· Rranxa
· Mali I Jushit
· Fshati I Ri
· Trush I poshtëm
· Hotën
Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit dhe ka nje tendencë rritjeje. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe dhe të tjera si më poshtë:
1. Foragjere 575 ha
2. Jonxhe 355 ha
3. Vreshtedhe pemtore 5 ha
4. Grurë 65 ha

Aktualisht janë të bllokuara nga uji mbi 80 banesa, nderkohe me prezence uji në banesa jane 25 të tilla në fshatrat Mali I Jushit, Fshati I Ri dhe Trush I poshtëm.
Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me Fondacionin Hollandez, ofrojnë kushte për strehim për familjet e prekura nga përmbytjet, në cdo kohë .
Janë bllokuar si rezultat I përmbytjeve disa biznese mes të cilave 15 ferma blegtorale.
Është dëmtuar nga përmbytja një sasi e madhe e bazes ushqimore per gjënë e gjallë
Është në proces evakuimi gjeja e gjallë konkretisht :
· 325 krerë gjedhë
· Të imëta 257
· Derra 110

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë immediate, kërkohet koncentrat dhe bar I thatë .
Bashkia Vau Dejës, në këto momente është pranë banorëve në zonat e permbytura me mjetet e saj të transportit, punonjesit e sherbimeve dhe emergjencave civile jane terren per ti ardhur ne ndihme banoreve.
Bashkia Vau Dejës është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve të zonave të prekura nga permbytjet.
Në Bashkinë Vau Dejës, Shtabi I Emergjencave po bën koordinimin, monitorimin dhe pergjigjen ne kohë të nevojave të komunitetit. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë verifikimin e dëmeve të shkaktuara deri në këto moment. 
Bashkia Vau Dejës, fton të gjithë banorët që për cdo rast emergjencë të komunikojnë me Shtabin e Emergjencave Civile ne Bashkinë Vau Dejës, Policinë e Shtetit dhe Komitetin e Emergjencave Civile ne Prefekturen e Qarkut te Shkodrës për të shmangur cdo lloj situate emergjente.

d.c./shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut