Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar pasditen e së shtunës se reshjet e sotme të shiut do të vijojnë deri nesër paradite.

Sipas njoftimit, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë, në zonat malore pritet edhe dëborë.

Ekipet e Emergjencave Civile janë vënë në gatishmëri për të evakuuar banorët e rrezikuar, nëse do të lindë nevoja, si dhe për zhbllokimin e rrugëve.

Vëmendja më e madhe është në veri të vendit, pasi nga reshjet e dëborës pritet që të ketë bllokime të akseve të thella malore. 


Parashimi per sot dhe neser
Parashimi per sot dhe neser

dy.b/shqiptarja.com