Shtrëngim historik duarsh mes
liderëve të Kinës dhe Tajvanit

Shtrëngim historik duarsh mes<br />liderëve të Kinës dhe Tajvanit
Liderët e Kinës dhe Tajavanit shtrëngojnë duart për herë të parë mbas 60 vitesh.  Ky takim ishte paralajmëruar pak ditë më parë nga mediat e Tajvanit. Ky është takimi i parë midis liderëve mbas ndarjes së vitit 1949, vit që u pasua nga lufta civile. “Jemi një familje”.

Në Singapor, presidenti kinez Xi Jinping dhe ai tajvanez Ma Ying jeou u takuan për të folur mbi promovimin e paqes dhe për të gjetur mënyra për të ulur armiqësinë mes dy vendeve.
 
“ Të dyja palët duhet të respektojnë vlerat dhe mënyrën e vet të jetësës”- tha presidenti Ma.
 Ndërsa presidenti i Singaporit Jinping tha se të dyja shtetet janë një familje.
 
Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj që një ditë do t’i kthehet. Por shumë njerëz në Tajvan kanë shprehur shqetësimn për ndikimin në rritje të kinës. 
Marrëdhëniet midis Kinës dhe Tajvanit janë përmirësuar që kur presidenti tajvanez Ma mori detyrën në vitin 2008, ndërsa janë nënshkruar disa marrëveshje ekonomike.
 
Nga ty takim nuk pritet ndonjë marrëveshje e madhe, por do të diskutohet çështja kryesore ajo e mosmarrëveshjeve në detin e kinës Jugore. Ndërkohë në kryeqytetin e Tajvanit kanë shpërthyer protesta. Një grup të rinjsh kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit të Tajvanit, por kanë hasur në rezistencën e forcave policore, të cilët edhe i kanë arrestuar më pas.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social