Shtrëngimi i masave, Tomini për Report TV: Transmetimi i COVID më i lartë në bare e restorante dhe tregje! Rekomandimet varësisht situatës në të gjitha bashkitë

Ditën e nesërme Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet për masa të reja lidhur me situatën e COVID në vend.

Zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini në një intervistë për Report Tv folur në lidhje me situatën e COVID në vendin tonë dhe vendimet që do të merren nga Komiteti. Ajo ka theksuar se komiteti do të gjykojë për situatën në të gjithë vendin duke matur indikatorët kundrejt  rasteve pozitive, shtrimeve në spitale dhe numrit të vdekjeve.

"Do jepen rekomandime e vendime duke gjykuar situatën jo vetëm në qarqe të mëdhaja por në të gjitha bashkitë e vendit. Duke matur indikatorët bazë kundrejt pozitivitetit rastet e shtruara dhe ato që kanë pësuar vdekje, merren në konsideratë", tha Tomini.

Transmetimi më i lartë i infeksionit sipas Tominit bëhet nëpër bare dhe restorante, në tregje dhe për shkak të mosmbajtjes së maskave e mosrespektimit të masave shtrënguese.

"Ndërveprimi njerëzor është më i theksuar si bizneset baret  restorantet por edhe tregjet  janë vendet ku kemi ndërveprim të ndërsjelltë njerëzor dhe individual. Një ulje e ndërgjegjësimit për të mos mbajtur maska apo protokolle, kanë bërë që të kemi një tendecë të transmetimit të infeksionit dhe rritje të pozitivitetit", tha Tomini.

Sa i përket varianteve të reja të COVID, të cilët dyshihet se kanë ardhur edhe në vendin tonë, zv.ministrja deklaroi se ende nuk kanë ardhur përgjigjet e mostrave të para të dërguara në vendet fqinje.  Këtu ajo shtoi se dyshimet se ka ardhur lloji i ri i COVID lidhet dhe me rritjen e infektimeve te moshat e reja.

"Indicjet për qarkullimin e llojit të ri janë vlerësuar nga ekspertët pranë ISHP, por duke vlerësuar dhe prekjen e grupmoshës së re dhe asaj aktive janë disa indicje për të demonstruar dhe për të vënë në vigjilencë se mund të kemi qarkullim të variantit të ri. Ende skan ardhur rezultatet, kur të vijnë do bëjmë me dije rezultatin", tha ajo.

Sa i përket kapaciteteve spitalore në 4 spitalet COVID, ajo  tha se ende nuk janë ezauruar, ndërsa theksoi se janë në gatishmëri edhe spitalet rajonale.

"Strukturat tona janë mobilizuar që në fillim të pandemisë. Kapacitetet akuale janë të paezauruar në nivel qendror, por edhenë spitale rajonale janë në dispozicion", shtoi Tomini.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tori: 09/02/2021 20:55

    Sa e zgjuar zonja. Bota ka muaj qe i ka mbyllur barr, restorante e markete jo esenciale dhe tani po fillon ti hape. Kurse komiteti yne, pasi i dha nje dore COVID-19 qe te infektonte popullaten, tani do me i.mbylle, me gjasa. Hakde kokrra injoranteve hajde. Ndoshta edhe skane faj, se varet edhe se si zgjohet nga gjumi lideri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?