Shtrëngohen masat disiplinore në
FA, Kodheli: Ja ndryshimet në ligj

Shtrëngohen masat disiplinore në<br />FA, Kodheli: Ja ndryshimet në ligj
TIRANE- Forcave të Armatosura do t’u shtrëngohen masat disiplinore. Kjo është bërë me dije nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, gjatë Komisionit të Ligjeve, teksa raportoi mbi projektligjin “Për disiplinën në FA të Republikës së Shqipërisë”. Ajo tha se drafti synon disiplinimin sa më të mirë të ushtrisë shqiptare, të rendit ushtarak dhe të autoritetit të komandimit në FA-në, në përmbushje të misionit të tyre kushtetues.

Kodheli ka theksuar se, nevoja për rishikimin e këtij ligji lindi pasi ligji aktual daton 10 vite më përpara dhe normalisht një numër i madh problemesh që lidhen me këtë temë na çoi në nevojën për të riparë dhe njëherë këtë ligj dhe për të mundësuar trajtimin sa më mirë të shkeljve disiplinore të verifikuara në vite ose në moszbatim të ligjit. Risitë e ligjit të ri krahasuar me ligjin e vjetër, janë të shumta, duke nisur me subjektet që kanë autoritetin e dhënies së masave disiplinore, që janë: Presidenti, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të FA-së, kryeministri, ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e forcave dhe strukturave mbështetëse, etj.

Secili prej këtyre autoriteteve ka një rreth të mirëpërcaktuar subjektesh, ndaj të cilave mund të marrë masa. Risi tjetër e projektligjit është shtimi me dy herë i numrit të shkeljeve disiplinore, ku mes të tjerash mund të përmenden shkeljet me karakter politik, si: mbështetja e fushatës së një partie, e një anëtari partie apo e një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht për të ose propapaganda në ambiente ushtarake në favor të organizatave politike apo shoqërore, përjashtim bëjnë ato me karakter humanitar.

Në draft përfshihen dhe shkelje të tjera disiplinore, që cënojnë figurën dhe dinjitetin e ushtarakut, si përdorimi i pijeve alkoolike gjatë orarit të punës, përdorimi e shfrytëzimi i korrespondencës zyrtare për qëllime private; shkeljet disiplinore që lidhen me mbajtjen dhe përdorimin e armëve  të paautorizuar ose mosraportimin e përdorimit të armës; shkelje disiplinore që lidhen me administrimin e informacionit dhe dokumentacionit me karakter ushtarak ose që ka në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë lidhje me aktivitetin dhe veprimtarinë e FA, siç është publikimi apo dhënia në media e informacioneve që lidhen me veprimtarinë e FA, që lidhen me dokumentacione të klasifikuar, fshehja, ndryshimi apo asgjesimi i dokumentacionit zyrtar në formë shkresore apo elektronike.

Të gjitha këto fenomene të vërejtura gjatë këtyre viteve, si dhe shkeljet disiplinore të tjera që kanë objekte të ndryshme, siç mund të jenë ngacmimet seksuale  apo shkelje të tjera të shkaktuara, që në fakt janë të shkruara, janë të sanksionuara edhe në ligjet e disiplinës në shumë vende anëtare të NATO-s. Gjithashtu, pirja e duhanit në ambiente të ndaluara me ligj e kështu me radhë. Kodheli ka përmendur ankimin. “Në lidhje me ankimim administrativ, si rregull ai do të bëhet çdo rast tek eprori direkt i autoritetit  që e ka dhënë masën.

Për masat e dhëna për shkelje të rënda dhe shumë të rënnda nga shefi i Shtabit të FA dhe ministri i Mbrojtjes, Kryeministri dhe Presidenti është përcaktuar që ankimimi të bëhet drejtëpërdrejt në gjykatë”, tha Kodheli. Pasi për të, ankimimi sipas zinxhirit drejtuies nuk do kishte kuptim. Ajo u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të komisionit të Ligjeve.

 
Disa nga ndryshimet në ligjin për disiplinën në ushtri
 

Autoritetet që kanë të drejtën e dhënies së masave disiplinore  fillojnë nga Presidenti i Republikës në cilësinë e Komanadantit të Përgjithshëm të FA, te Kryeministri, ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e Forcave e deri te komandantët në nivel kompanie.
 
Shkeljet disiplinore me karakter politik, siç është mbështetja e fushatave të një partie politike apo të një organizate politike;
 
Ndihma, përkrahja dhe pjesëmarrja në aktivitetet e organizatave politike dhe fetare ose jo ftimprurëse gjatë orarit të punës apo në vendin e punës;
 
Shkeljet disiplinore që cënojnë figurën dhe dinjitetin e ushtarakut, si përdorimi i pijeve alkoolike gjatë orarit të punës;
 
Përdorimi dhe shfrytëzimi i korrespondencës zyrtare për qëllime private;
 
Shkeljet disiplinore që lidhen me mbajtjen dhe përdorimin e armëve  të paautorizuar ose mosraportimin e përdorimit të armës;
 
Shkelje disiplinore që lidhen me administrimin e informacionit dhe dokumentacionit me karakter ushtarak ose që ka në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë lidhje me aktivitetin e veprimtarinë e FA, si publikimi apo dhënia në media e informacioneve që lidhen me veprimtarinë e FA, që lidhen me dokumentacione të klasifikuar, fshehja, ndryshimi apo asgjesimi i dokumentacionit zyrtar në formë shkresore apo elektronike.
 
Shkeljet disiplinore të tjera që kanë objekte të ndryshme, siç mund të jenë ngacmimet seksuale apo shkelje të tjera të shkaktuara.
 
Pirja e duhanit në ambiente të ndaluara me ligj.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore