Në fshatin Gjoricë të Bulqizës, gjithnjë e më shumë tokat bujqësore po mbeten djerrë, duke reflektuar vështirësitë që po kalon sektori i bujqësisë.
Aty ku dikur punohej çdo pëllëmbë toke, sot shihen parcela të braktisura.
Rritja e çmimit të naftës po detyron bujqit e mbetur ne fshat, të ndryshojnë mënyrën e punimit të tokës.
Deri vjet dominonin traktorët sot po rikthehet metoda e vjetër e punimit të tokës me kalë e parmendë.
Sipas tyre, çmimi i naftës, mbi 200 lek për litër e ka bërë të papërballueshëm punimin mekanik të tokës, sidomos për sipërfaqe të vogla.
“Nafta është bërë shumë e shtrenjtë, nuk na leverdis më të nxjerrim traktorin. Po i kthehemi metodave të vjetra, siç kanë punuar të parët tanë,” dhe kostot e punimit janë të mëdha shprehet Gjuri Jella banor i Gjoricës.
Megjithatë, për shumë familje në fshat, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën.
“Kosot për përpunimin e tokës shkon deri në 100 mijë lekë, plus frezën e farën”, thotë fermeri Beqir Koleci.
Për shkak të mungesës së subvencioneve dhe rritjes së çmimeve, si për naftën ashtu dhe për plehrat kimike, bujqësia po përballet me një sfidë të re, duke detyruar fermerët të hedhin hapa pas për të mbijetuar.
Komente










