Shtrenjtimi i energjisë, Braçe: Për të pasurit na duhet një tatim i ri progresiv për të ardhurat nga kapitali! Për energjinë, burime të reja

TIRANË- Për deputeti, socialet Erion Braçe, fatura energjisë 13 mijë, 14 mijë lekëshe apo edhe 20 mijë lekëshe, nuk të bën të pasur.

I pasur, thotë Braçe, janë ato që zotërojnë pasuri të paluajtshme e të luajshtme që zotërojnë përfitimet nga kjo pasuri dhe se tashmë duhet të ketë tatime të reja për to.

Në një shënim në rrjetet sociale, Braçe thotë se për të pasurit duhet një tatim i ri progresiv për të gjithë të ardhurat nga kapitali, pasuria, ndërsa për energjinë, duhen burime të reja

‘Per te pasurit, tatime te reja, te drejta, progresive! Nje fature energjie 12 mije, 13 mije, 14 mije lekeshe, ja dhe 20 mije lekeshe, Nuk te ben te pasur; Beja sa te duash cmimin, nuk je i pasur prej kesaj! I pasur je prej pasurise se paluajtshme e te luajtshme qe zoteron, perfitimeve nga kjo pasuri! Per te pasurit, na duhet tatim i ri progresiv per te gjitha te ardhurat nga kapitali, pasuria. Per energjine, na duhen burime te reja, shume burime ne energji prej diellit dhe eres qe i kemi ne shumice; Liberalizim dhe heqje e cdo barriere qe pengon zhvillimin e energjise nga keto dy burime kaq te lira.’- shkruan Braçe.

Ky reagim vjen pas deklaratës së ministres Belinda Balluku, e cila tha një ditë më parë se familjet që harxhojnë mbi 700 kW/h do të paguajnë energjinë më shtrenjtë. 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skerdi d: 16/04/2022 09:18

    Shifra aspak te verteta te sajuara po na shfaqen kto dit ne media, 230kw/ ore mesatarja e cdo familje? Ku ka familje qe i vjen fatura 23 mij lek ne muaj? Skema mashtruese te Ballukut me gjith ekipin e osshe. Plehrat kan nje vit qe thon sdo prekim cmimin e energjis, ska njohur ndonjeher rruzulli toksor qeveri me mashtruese se kjo e jona, TURP

    Përgjigju
  • Iris: 15/04/2022 03:43

    /XON.../,z.Brace ka te drejte.Ketu nuk behet fjale per penalizim suksesi dhe as per inkurajim deshtimi.Ne 90' te gjithe e filluam nga /0/,por ne rruge e siper nje pjese e kapitalistave tane u pasuruan dhe futen ne dore pasurite shteterore ne menyre te dyshimte dhe me te ardhura te dyshimta.Nuk e kam fjalen per ata qe shisnin nje shporte me veze,dy banane,apo dy shishe me qumesht ne rruge,por per ata qe futen ne dore pasurite kombetare e shteterore,jo sikur te kishin qene njerez te thjeshte,per te mos thene te varferte sapo dale nga komunizmi,por sikur te kishin qene bijte e Vanderbiltit,e Dy Pontit te lindur e te rritur ne kapitalizem.Tani u be si u be kapitalizmi jone allashqiptarce,ky kapitull eshte i mbyllur,por tani rendesi ka qe te vendoset taksim progresiv,qe p.sh. <<biznesmeni>> qe fiton 1 milione$/dite te mos paguaj vetem 20.000 $ takse po aq sa mund te paguash ti qe fiton 100.000 $/dite, por te paguaje me shume.Kesaj nuk i thone as inkurajim deshtimi,as penalizim suksesi,kesaj i thone drejtesi ne taksim.

    Përgjigju
    • Xon Balla: 15/04/2022 16:49

      Kur Lenini azgjesoi te gjith te "pasurit" ose kulaket e asaj kohe ,me sloganin qe ata kishin vjedhur barbarisht te varferit, ne njezet vitet e ardhshme 6 million ukrainas vdiqen nga uria, derisa u detyruan te nxirrnin sloganin (ESHTE GABIM TE HASH FEMIJET E TU). Nqs Shqiperia shkon dhe ushtron taksen progressive ne do shkojm minimum 100 vjet mbrapa, te "pasurit" do terhiqe nga ambicjet sepse perfutimi kundrejt takses do jete I vogel dhe te "varferit" do berne te njejten sepse, per çfar duhet te mundohen kur ne momentin qe ata dalin nga varferia do taksohen me shum. Ndodhi me Leninin, ndodhi me Enver Hoxhen. Economic Stagnation

    • Xon Balla: 15/04/2022 15:30

      E dashur Iris, personalisht mendoj qe drejtesia ne taksim eshte provuar e sterprovuar! Lenin 1919 100 million njerez vdiqen. Enver hoxha 1967 te gjith e dime se cfar ndodhi. Nqs je e interesuar te lexosh historine ashtu si duhet. Ata i thane popullit, qe fajin e kan te pasurit, qe ju jeni te varfer, dhe ne do ja marrim atyre dhe do u a japim juve!(Plaka ime akoma po pret qe Erion Veliaj ti marri vilat Lulzim Bashes dhe tja japi asaj) Fakti eshte qe disa politikane te suksesshem, JANE GENJESHTAR TE PATURPSHEM.Dhe kur populli kerkon te pamunduren, VETEM GENJESHARET TRIUMFOJN. Socialismi si ide eshe e perkryer, por nuk funksionon tek qeniet njerzore. Mos harro, ne Shqiperi mund te jen diku aty ke nje mije persona te "pasur" shumica politikan ose te afermit e tyre! Mendon ti qe Z Braçe do taksoj vehten? Mos u be naive

  • Xon Balla: 14/04/2022 16:29

    Ju zoti Brace, ne nje menyre naive po penalizoni suksesin, dhe po inkurajoni deshtimin! Ne vend qe ju te edukoni apo ti tregoni popullit si te pasurohen,(ma do mendja se ti je ekspert ne kte drejtim,duke qene ne 1 perqindeshin e me te pasurve ne shqiperi) ju i thoni pse jan te varfer. Ju ne nje far menyre ushqeni deshtimin! Ju po i ushqeni njerezit pak nga pak me nje diet te socializmit, deri kur nje dite do zgjohen nga gjumi dhe ta gjejne vehten dhe nje here ne komunizem. Bravo

    Përgjigju
  • Lui: 14/04/2022 14:31

    Zoti Brace, per energjine duhet ta ngreni zerin deri ne parlament e t'i kerkoni qeverise te subvencionoje cdo subjekt familjar dhe privat qe deshiron te instaloje panele fotovoltaike neper cati. Eshte e vetmja menyre qe te lehtesohet sistemi dhe te zbutet varesia nga importi. Eshte gjynah qe cdo dite me diell qe nuk jane pak ne vendin tone, te mos shfrytezohet e te prodhojme energji.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë