Tregu i vetëm për fermerët e ullirit në Bilçë të Beratit mbetet rruga ose ndryshe “tregu i zi”. Dhjetëra fermerë dalin çdo ditë për të shitur vajin e ullirit të paambalazhuar. Prodhimi këtë vit është i pakët, ndaj dhe çmimi është rritur. Fermerët e Beratit po e shesin vajin e ullirit me 600-700 lek për litër me shumicë dhe 800-900 për litër me pakicë, sipas cilësisë dhe varietit të ullinjve. Enver Qoraj është një ndër fermerët kryesorë në fshatin Bilçë, i cili thotë se një vit më parë ka prodhuar 5 ton ullinj, ndërsa këtë vit vetëm 20 kuintal. Pjesën më të madhe të sasisë së vajit e shet direkt në fabrikë, ndërsa atë që mbetet e çon në tregun e pakicës.
“Këtë vit e shesim me 800 lek për litër, por do rritet dhe më shumë se nuk ka sivjet. Është më shtrenjtë se vjet sepse nuk ka prodhim”, u shprehën fermerët.
Edhe pse çmimi është rritur, sërish fermerët ankohen, pasi nuk mbulojnë dot shpenzimet, si krahu i punës për vjeljen e ullinjve, pesticidet, nafta.
“Kemi kosto, vetëm punëtorin që vjel ullinjtë e paguajmë 2 mijë lek në ditë”, thanë ata.
Për vitin 2022, në rang vendi prodhimi i vajit të ullirit ishte 29,230 ton. Ndërsa këtë vit edhe pse ende s’ka shifra të sakta, besoj se prodhimi është 30 për qind më i ulët. Sipas ekspertëve të bujqësisë, rënia e prodhimit u ndikua nga periodiciteti, dukuri e njohur për kulturën e ullirit por dhe kushtet e pa përshtatshme të motit.
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca
22 Janar, 14:37
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Ndotje alarmante në fshatrat e Bashkisë Dimal, banorët: Mbetjet urbane nuk pastrohen prej disa muajsh
18 Janar, 15:50
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar, 10:38
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar! Shoqërohet shoferi (EMRAT)
17 Janar, 19:43
-
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
17 Janar, 13:03
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)
14 Janar, 13:58
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
13 Janar, 16:17
-
Berat/ Makina bllokohet në mes të dëborës në malin e Tomorit, Policia i vjen në ndihmë familjes, mes të shpëtuarve edhe 2 fëmijë (VIDEO)
12 Janar, 20:00
Mos i hengshi fitimet o mashtrusa genjeshtar. Hajeni e pijeni vete se ne u kemi dhi....mu ne vajin tuaj
PërgjigjuE mire meqe paskeni kaq pak hajeni dhe pijeni vete. Perimet sa kg misit, frutat po ashtu. Me hormone i ngopni, vajin e perzieni dhe pastaj ankoheni.
PërgjigjuOk! Po blejmë vaj italian atëherë!
PërgjigjuBlije me 15 euro mos e rruj trapin hic! Se aq ka vajt ne Itali! Edhe katnarit ton mos ja jep se ti je gongster! Ti e ble mallin me sa te jet ore! Ama vajin snuk! E mor italian me 15 euro sma fut dot katnari me 8 euro mu!!