Shtrimi i tij në spital shkaktoi polemika të mëdha, sekretari amerikan i Mbrojtjes vuan nga kanceri

Shtrimi i tij në spital shkaktoi polemika të mëdha, sekretari amerikan i Mbrojtjes vuan nga kanceri

Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pësoi një infeksion urinar pas një operacioni për kancerin e prostatës, kanë deklaruar mjekët duke zbuluar arsyen e shtrimit të Austin.

Në një deklaratë, mjekët theksuan se kanceri u kap herët dhe thanë se "prognoza e tij është e shkëlqyer".

Austin, 70 vjeç, u përball me kritika pasi zyrtarë të lartë amerikanë por edhe qytetarë, nuk ishin të informuar mbi arsyen e shtrimit të tij në spital.

Ai ka kërkuar falje që nuk "u sigurua që publiku të ishte informuar siç duhet".

Pentagoni konfirmoi se Austin mbeti i shtruar në spital të martën.

"Sekretari Austin vazhdon kurimin duke patur një ecuri pozitive dhe mbetet në gjendje të mirë shpirtërore. Ai është në kontakt me stafin e tij të lartë dhe ka kthjelltësinë e nevojshme duke vazhduar të monitorojë operacionet e tij të përditshme të DoD në mbarë botën,"- tha një zëdhënës amerikan për mediat.

Një kontroll në dhjetor të vitit  2023 "identifikoi kancerin e prostatës ", thanë në një memo mjekët në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed, spitali më i lartë ushtarak i vendit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë