Aktorja e famshme italiane, Gina Lollobrigada, është shtruar në spitalin gjatë ditës së sotme, pasi mjekët kanë dyshuar për një pneumoni të vjetër të aktores.
 
Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se gjendja shëndetësore e aktores e cila do të mbushi 90 vjeç në korrik është e mirë.
 
Gina Lollobrigada, është një prej figurave kinematografike më të famshme  në Evropë gjatë viteve 1950 – 1960.  Pas rënies së karrierës së saj si aktore, ajo filloi të punonte si fotoreportere dhe skulptore, ndërkohë kulmi i karrierës së saj në media do të ishin vitet 1970, ku arriti të realizonte një intervistë me ish liderin e Kubës, Fidel Castro.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com