Shtrohet në spital legjenda italiane e komedisë, Roberto Benigni

Shtrohet në spital legjenda italiane e komedisë, Roberto Benigni

Aktori italian, Roberto Benigni

Aktori dhe regjisori italian me famë botërore, Roberto Benigni është shtruar në spital, raportojnë mediat italiane.

Mësohet se Benigni, 65 vjeç, ndodhej me pushime me miqtë e tij në Sardenjë kur është dëmtuar në shpinë pas një përplasje të gomones.

Ylli i kinematografisë italiane, fitues i çmimit Oskar për filmin dedikuar Holokaustit “Jeta është e bukur”.

”Shpina e tij mori një tronditje të dhunshme pasi gomonia u përplas dhe miqtë e tij vendosën të ktheheshin në breg për të kërkuar ndihmë mjekësore. Pasi arriti në portin sard të Palaut, Benigni u mor me helikopter në një spital në Sassari, ku mjekët po kryejnë disa kontrolle”, shkruajnë mediat. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit