Gjatë ditëve të fundit u shtrua rrjeti i ri i kanalizimeve për banorët e rrugës “Kongresi i Lushnjes”, dukë garantuar kështu furnizim me ujë të pijshëm, me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.
Falë këtij investimi, është bërë i mundur eliminimi i problematikave të shkarkimit të ujërave të ndotura për banorët e zonës.
Gjatë ditëve të fundit, grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës. Vetëm një ditë më parë, punonjësit e UKT Tiranë kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit në rrugën "Pandeli Cale", pasi shqetësimit të ngritur nga banorët e zonës, duke e rikthyer atë totalisht në funksion.
Komento