'Shtëpinë e kam gjetur por nuk kam lekë ta paguaj pa u lëvruar fondi'...Kurbini 1 muaj pas tërmetit

Një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, në Bashkinë e Kurbinit një nga zonat më të prekura ende nuk ka një vlerësim përfundimtar të dëmeve.

Në shumë prej pallateve të shpallura të pabanueshëm në Laç vijojnë të jetojnë banorë. Edhe pse të frikësuar qytetarët thonë se janë të detyruar të qëndrojnë pasi kanë orenditë.

“Unë kërkoj nga shteti të na tregojë, do prishen apo jo, nuk kemi asnjë fjalë prej tyre. Hiqni rrobat dhe lini dritaret, mua dritaret më kanë bërë nga 200 mijë lekë. Këtu jam i detyruar se kam mallin brenda. Frikë kam se tërmeti është i papritur. Në dorë të zotit. Për bonus kam aplikuar por se kur do të dalë s'e di”, tha një banor.

Ndërkohë familjet të cilat kanë aplikuar për bonus qiraje ende nuk e kanë marrë atë. Banorët thonë se deri në fund të këtij muaji ju kanë kërkuar që të dalin nga apartamentet dhe nga hotelet ku qëndrojnë të strehuar në Shëngjin. Ata shprehen se kanë gjetur banesa me qira, por nuk kanë para për t’i paguar pa u levruar bonusi.

“Kam aplikuar, shtëpinë e kam gjet por nuk kam lekë për ta paguar. Për në Shëngjin me të dëgjuar e kam që do dalim që aty. Nuk kam lënë lek për të paguar qiranë jam pa punë me 16 mijë lek jetoj. E kemi aplikuar për bonus por na thonë se keni me letra. Kemi ngelur me shpresë ca do bëhet”, thanë banorët

Në Bashkinë e Kurbinit janë qindra familje të ngelura pa strehe nga tërmeti, ndërsa dhe sigurimi i banesave me qira është kthyer në një mision të vështire për ta, pasi numri i banesave është i kufizuar dhe çmimet e qirave janë rritur.

Në Laç janë shpallur të pabanueshëm 60 pallate, por vetëm 7 prej tyre janë shembur deri më tani. Në rang qarku në Lezhë janë shpallur të pabanueshme 1007 shtëpi, përfshirë këtu banesa private dhe apartamente por ende verifikimet nuk kanë përfunduar.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja